Sheshi_Teatrit_Budapest VaroshMarty
Kisha_e_Budapestit
Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.
Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish vetëm disa godina shtetërore, si “Zyra e të tridhjetës”, ndërtuar aty rreth vitit 1780 dhe prej së cilës rridhte edhe emri i sheshit, d.m.th. Dreyssigstamt Platz,  “Zyra e Kripës” dhe ndonjë objekt tjetër. Këtu ishin spostuar gjithashtu edhe vendet e shkarkimit të mallrave, gjë që dikur bëhej në qëndër të qytetit.

Më pas, më 1812 në këtë shesh, u ndërtua theatri gjerman prej Mihaly Pollack dhe prej asaj kohe, zona nga Dreyssigstamt Platz, u quajt Sheshi i Theatrit, Theater Platz,
Pavarësht, sheshi Varosmarty, përpara se të merrte këtë emër ka patur një sërë emrash të tjera si, sheshi të tridhjetës, sheshi i theatrit, sheshi Gizella sipas emrit të vajzës së perandorit Franc Jozef, por edhe sheshi Dhimitër Anastaz Lika falë investimeve që ky pati bërë aty dhe sidomos, dyqaneve me prodhime lëkure që pati ngritur në atë shesh.
Më pas, më 1908 aty në qëndër, u vendos statuja e poetit Mihaly Varosmarty (1800 – 1855) një krijim i skulptorit Ede Telc.
Sipas të dhënave (I. Martinianit, Moschopolis, 1330 -1930) pjestarë të familjes Lika ishin të vendosur prej Voskopoje në Pest, qysh në vitet ’700. Ata ishin këtu edhe nismëtarë për marrjen e lejës tek perandori i Austro-Hungarisë për ndërtimin në kryeqytetin hungarez, të kishës së Fjetjes së Shën Mërisë. Gjurmët e familjes Lika më pas gjenden në Budapest me një Anasztaz Lyka i cili më1875 disponon në Pest në rrugën kryesore komerciale Vaci Utka nr. 28, një pronë. Në kishën e mësipërme ortodokse të e Fjetjes së Shën Mërisë, në Budapest, brenda në naos ekziston një pllakë përkujtimore mermeri lidhur me restaurimin e kësaj kishe në vitin 1931 prej një Nikolla (Miklosh) Lika.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...

Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin...

» BK/SHJT : Tregti - Kinkaleri në Korçë, në fillimet e viteve '920

 Për shitjen e sendeve të himta në këtë periudhë kishin dyqane të më poshtëmit:Nik. BeratiTh. KatundiVëllaz. Lako & MullaVëllaz. OpariP & Ar. OpariTh. PappaIoan. PappaG. PapaharallambiRuço & DakoVëllaz. ShoshoVëllaz. TurtulliPerikl. TurtulliVëllaz. TreskaGr. FiliLl. Fundo 

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet. 

» KE7/5 - Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, gjatë shek. 16-19-të

 Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:Barra, e cila kish 100 okë.Killa, e cila kish 50 okë.Shiniku, që kish 20 okëTagari, që kish 10 okë.Karroqja, që kish 5 okë.Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado,...

Share