Groteska_ne_Korce Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë  etj , për arkitekturën si terminologji,  nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.

Groteskat gdhëndeshin në kollonadat e portave të hyrjes kryesore, ose nëpër pjesët qëndrore të fasadave dhe qëllimi i tyre ishte apotropizmi (mos marrja në sy e shtëpisë). Groteskat si element arkitektural gjenden ngado në Evropë sidomos në Itali,  Austri, Gjermani, Hungari, Francë dhe dendur në arkitekturën gotike. Groteskat tregojnë, finesë në arkitekturë. Ato janë studiuar edhe prej Leonardo Da Vincit (gargolla) dhe është interesante se Korça, është ndoshta është i vetmi qytet tek ne, që në ato kohë, futi groteskën si element dekorativ dhe apotropik, në arkitekturën e zbukurimit të shtëpive.
Këtu po paraqes një groteskë të tillë, të cilën e kam fotografuar (I.V.B.) këtë pranverë në Korçë, në një shtëpi pranë së cilës, u rrita në lagjen nr. 12. Qysh në fëmijni i shikoja me çudi këto pamje që në të vërtetë duhet të them, se për to kisha dy ndjenja edhe frikë edhe habi.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE12/7 - Arkitekturë: Mbi stilin ionik të kolonave të bibliotekës, "Thoma Turtulli" në Korçë.

 Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qytetin, është për ne edhe një vepër e rrallë e papërsëritshme arkitektonike.Ndonëse një godinë e...

» KE6/1 - Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë.

1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë ishin:Perikli TeneqexhiPandeli KostandiniThemistokli Gjeorgji.2) Ndreqësa armësh: Vëllaz. Theohar KondakçiKoço PeristeriEvthim PeristeriTheohar Filipi.3) Thika bërësDhimitër Samarinioti.Në këtë kohë, në Korçë kish gjithashtu edhe një agjensi të...

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE2/7 - Dantellat e veshjeve intime të nuseve në Korçë.

Dikur, thuajse para njëqind vjetësh, të mbathurat e grave, ishin me trup dhe këmbë, deri pak mbi gjunjë. Nuset e reja, në fund të këmbëve të të mbathurave (ose si i quanin disa në Korçë, të paçeve), kishin zbukurime me dantellë të cilat kryesisht pregatiteshin që në pajë. Këtu po paraqitet një model i tillë i thurur me...

» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.

 Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...

Share