1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700 banorë.
2) Sipas rregjistrit turk të vitit 1568 – 1569 Korça përmëndet me 33 kryefamiljarë, ndërsa Peshkëpia me rreth 75 shtëpi, pra gjithsej 108 familje, ose rreth 770 banorë.
3) Më
1713, llogaritet se Korça kish rreth 450 shtëpi, ose rreth 3000 banorë.
4) Rreth viteve 1805, sipas Fransua
Pukëvil, Korça kish 1300 familje, ose rreth, 9000 banorë.
5) Në vitin 1859, Korça numëronte, 10000 banorë.
6) Në vitin 1879 sipas Kodikut të Mitropolisë së Korçës, qyteti ynë kish 1500 shtëpi, me 13000 banorë.
7) Më 1913, Korça numëronte, 15453 banorë.
8) Më 1923 qyteti tonë, sipas statistikave të T. Selenicës arriti në, 25598 banorë.
9) Ndërsa më
1927 përsëri sipas të dhënave statistikore të T. Selenicës, ka një rënie të popullatës së qytetit në, 19591 banorë.

500_vjet_popullata_e_Korces

Mblodhi të dhënat
dhe përpunoi grafikun:

Ilia V. Ballauri

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë...

» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).

(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» KA11/23 - Muzika - Statuti i Shoqërisë "Lyra". 1928

STATUTI I SHOQËRISË MUZIKALE "LYRA".I. QËLLIMI.1) Emëri і kësaj shoqërie do të jetë "LYRA".2) Qëllimi і saj është të punuarit me bashkim për përhapjen e muzikës në popull.  II. REGULLIMI.1) Anëtarë të kësaj shoqërie pranohen, Zonja, Zonjushe dhe Zotërinj.2) Zonjat dhe Zonjushat pranohen pasi të kenë pëlqimin e...

Share