Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart e Perandorisë Osmane, thuajse një shekull më parë sesa të binte Kruja e cila u pushtua më 1478 pasi rezistoi një vit e rrethuar.
Evrenoz Pasha ose, Gazi Evrenoz që pushtoi Devollin, konsiderohet si njeriu me jetën dhe karrierën ushtarake më të gjatë, në gjithë administratën osmane. Ai jetoi, 129 vjet (1288 – 1417) dhe shërbeu si komandant për tre sulltanë dhe për dy princa. Ai udhëhoqi fushata të shumta në, Rumeli, Thrakë, Thesali, Maqedoni, Shqipëri dhe Sërbi.
Hajredin Pasha, emri i plotë i të cilit ishte Çandarli Kara Halili Hayrredin Pasha, konsiderohet si themeluesi ose dinasti i parë, i dinastisë së njohur ushtarake turke Çandarli dhe ishte i pari vezir i madh (1364 – 1387), i emëruar ndonjëherë në Perandorinë Osmane. Të 22 vitet e qëndrimit të tij në këtë post konsiderohen si koha më e gjatë që ka qëndruar në pushtet një drejtues me titullin, vezir i madh.
Në një formë ose në një tjetër, të dy këta ushtarakë, mund të konsiderohen edhe si administratorët e parë osmanë në zonën tonë. 


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE6/7 - Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.

Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.Një përshkrim i vitit 1901:Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit  [apo Gorguzit? Ku ndodheshin...

» Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.Sokrati*Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.Horaci*Për të shkruajtur mirë,...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

» KE2/6 - Një listë me lloje emra grash e vajzash, që gjendeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700

Agni (shek. 18-të)Altana (1710)Avllona (1769)Bonda (1784)Bozha (shek. 18-të)Dhespo (1769)Flora (shek. 18-të)Irina (shek. 18-të)Jana (shek. 18-të)Kalia (1769)Kaliani (shek. 18-të)Kalica (1783)Katina (1769) [Katerina]Koçka (1725) [Kostandina ?]Kondo (shek.18-të)[Kostandina]Krisa (1769)Krisomalina (shek. 18-të)Leno (1784) [Elena]Lona (1725)...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

Share