Korça është sinonimi i dëborës.
Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej mënd“, le të krijojmë një ide sesi ka qënë dikur dimri në trevën e Korçës.
Me të drejtë, sot, për të gjithë ekziston përshtypja se, dikur dimri dhe rreshjet e dëborës në trevën tonë ishin ndryshe, bënte më ftohtë, binte dëborë më tepër dhe shtresa e saj shkrihej ngadalë dhe me vonesë, kur vinte pranvera, madje kjo gjë edhe brenda në qytet. Duke u bazuar në të dhënat statistikore shumëvjeçare të Akademisë së Shkencave, (sipas Institutit të dikurshëm Hidro -meteorologjik) më poshtë jepen disa parametra të dëborës, që i takojnë viteve, para v.1975.
 

Lartësia mesatare e dëborës në cm, për çdo dekadë, përgjatë muajve gjatë të cilëve në Korçë bie dëborë, është si më poshtë:

 

Muajt

Dhjt.

Jan.

Shk.

Mar  

Prll

Dekada

1-rë

1.9

2.4

7.3

1.2

0.2

Dekada

2-të

0.7

4.7

5.0

1.3

-

Dekada

3-të

2.3

5.8

2.1

0.3

-

Mesrj.

1.6

4.3

4.8

0.9

0.1


Ndonëse në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me vlera jo shumë të larta, por duke presupozuar që gjatë dimrit, dikur shumë shpesh, “dëbora zinte dëborën“, mund të thuhet se lartësia mesatare, akumulative e shtresës së dëborës për gjithë periudhën në fjalë ishte: 
(1.6 x 3) + (4.3 x 3) + (4.8 x 3) + (0.9 x 3) + (0.1 x 3) = 35.1 cm.
Pra dikur normalisht në Korçë, nuk shkonte dimri, pa hedhur një shtresë mesatare të dëborës rreth 35cm.

Le të shikojmë tani të dhënat statistikore të
numrit mesatar të ditëve me shtresë dëbore.

 

Muajt

Korç.

Pogrd.

Esek.

Voskoj.

Nëntor

0.7

0.05

1.1

1.4

Dhjetor

6.3

3.1

4.8

11.5

Janar

12.2

5.6

9.5

19.6

Shkurt

11.4

5.8

9.1

24.2

Mars

3.8

1.7

3.5

12.7

Prill

8.3

-

0.5

1.9

Mstrj.

34.8

16.2

28.5

71.3

 
Duke u nisur nga të dhënat e mësipërme, në formë të përgjithshme, konstatojmë se dikur në trevën tonë, ndiqej shumë a pak ky rregull natyror për sa i përket numrit të ditëve me shtresë dëbore: në Korçë dhe në Ersekë kishim dyfishin e ditëve me shtresë dëbore, kundrejt ditëve të tilla në Pogradec, ndërsa në Voskopojë kishim dyfishin e ditëve me shtresë dëbore kundrejt Korçës dhe Ersekës dhe katër herë më shumë sesa kundrejt Pogradecit.

Së fundi, më poshtë po japim mesataren shumëvjeçare të
lartësisë maksimale të shtresës së dëborës, shprehur në cm. (Shënim: Kjo e dhënë është për rastet pa erë dhe jo kumulative, pra jo “dëborë mbi dëborë“.)

 

Muajt

Korç.

Pogrd.

Esek.

Voskj.

Nënt.

22

-

8

10

Dhjt.

18

4

26

43

Jan.

46

6

35

79

Shkrt.

47

20

29

72

Mars

29

3

28

66

Prill

19

-

10

46

 
Nga të dhënat e mësipërme del se mesatarisht shtresa maksimale e dëborës në Korçë, arrihej në muajt janar, shkurt dhe ishte rreth gjysëm metri dëborë, ndërkohë që po në këto muaj, në Voskopojë, shtresa maksimale e dëborës arrinte thuajse tre çerk metri.
Më poshtë, jepet një foto nga dimri i këtij viti në Korçë.

 
Dimer_ne_Korce.janar_2012  

Përgatiti:
Dr. Ilia V. Ballauri
 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...

» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës

 Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...

» KE5/6 - Astronomi- Lindja dhe perëndimi i diellit. Agimi dhe muzgu në Korçë.

Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1...

» BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)

Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë...

Share