Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime.
Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-.
I biri i djallit u përgjegj, - Dakord, po shkoj e po afrohem pak, vetëm për të pirë ujë.
Aty ku vajti e piu ujë, i biri i djallit pa zonjën e shtëpisë që po gatuante bukë. Për të punuar në qetësi, ajo kish lidhur pas një huri, kryedashin e shtëpisë. I biri i djallit pasi piu ujë mirë e mirë, s’iu durua por vajti dhe e zgjidhi dashin e lidhur.

Dashi tashmë i zgjidhur, u lëshua me turr drejt lirisë dhe në sillë e sipër, i rrëzoi të zonjës së shtëpisë brumën. Zonja tepër e hidhëruar që i ra bruma përdhe, i shtiri dashit me një dru dhe pa e kuptuar, e la atë në vënd. Ndërkaq në këtë rrëmujë, hyri i zoti i shtëpisë dhe e kuptoi se kryedashin e kish vrarë gruaja e tij. Në inat e sipër ai vrau të shoqen. Ndërkaq ngjarja merret vesh dhe në çast, filluan të qajnë njerëzit e shtëpisë, pastaj të ulërijnë fqinjët, dhe atje ku gëzoheshin të gjithë lanë këngët dhe zunë vajet dhe kujën.
I dëgjon të qarat djalli dhe e pyeti të birin, nëse bëri ndonjë të keqe
‘Jo, - i tha ai - unë vetëm sa zgjidha dashin prej hurit dhe e lëshova të lirë -.



Shënm: Përrallëza i takon mesit të shek 19-të dhe gjuha në origjinal përmban arkaizma, për këtë arsye ajo është përpunuar.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia - Nga pathosi i popullit hebre.

 Vargje nga: Yehuda Halevi (1074 – 1141), njëri prej poetëve më të mëdhenj të këtij populli, i lindur në Toledo.Lotët e miOfra, i lan dhe i shpëlan teshat e saj,tek ujët e lotëve të mi dhe pastaj,që të thahen ato i nder,tek dielli që bukuria e saj nxjerr.Jo! Nuk ka nevojë ajo për lumë, a krua,ka sytë e mi, më ka mua,dhe me...

» BK/LA - Skicë - Unter dem Linden (Nën bliret)

Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e...

» BK/LA - Poezi - Sofokliu, Arkilolu, Anakreonti

Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri, Sofokliu, Antigoni vrg.780-800.Eros që kurrë nuk mundesh,që kurr nuk qetsohesh,Ti që shigjeta derdh rebesh,dhe shigjetë s’të shkon huq,ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

» BK/LA - Poezi, Anakreonti - Erosi prej dylle.

Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri Dikur në treg, një djalosh trim,Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,E shiste, dukej dore desh ta hiqte,“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.

Share