Pamje_e_nje_hamami_te_vjeterPrej dokumentave del se, në Korçë

përgjatë shekujve, përmenden disa herë hamame.
Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturi
nat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur
të tillë që në kohët bizantine, pra para mbërritjes, së turqve në anët tona rreth viteve 1380 – 1390. 
Së dyti
, thuhet se kur në Korçë më 1417, qëndroi sulltan Mehmeti i I-rë, (1382 – 1421) i cili në ato vite pushtoi pjesërisht disa territore shqiptare. Ky ndërtoi në Korçën e atëhershme një hamam, i cili ndodhej diku përpara kalasë së atëhershme.
Së treti, kur në anët tona dhe pikërisht në Mborje,
kaloi me ushtri në këtë fshat, Mehmeti i 2-të (1432 – 1481) i cili ishte edhe sulltani që rrëzoi Bizantin, ky ndërtoi në Mborje një hamam. Ka mundësi që Mehmeti i 2-të, të ketë kaluar këtej në vitet 1466 dhe 1467, në kohën kur udhëhoqi vetë ushtritë turke kundër Skënderbeut me rrethimet e njohura të Krujës.
Së katërti
, me stabilizimin në Korçë të Iliaz Bej Mirahorit, pra pas vitit 1484, hamami që ndodhej në Korçë si dhe pazari fillestar, u prishën prej këtij dhe thuhet se ai, pra Iliaz Beu, mori kazanin e hamamit të vjetër ku prodhohej avulli dhe hamamin e ri e ndërtoi në fshatin Peshkëpi, pra në anën tjetër të lumit që shkonte dikur në mes të Korçës, pra për nga ana e xhamisë. Po në këtë anë, përtej lumit ai ndërtoi në ato kohë edhe pazarin, i cili ndodhet edhe sot aty ku ai e ndërtoi që atëherë dhe që pjesërisht, ka mbetur akoma edhe sot si monument kulture.
S
ë pesti, në vitin 1874, Dhimitër Pilika i cili u kthye nga kurbeti prej Misiri (Egjipti), ndërtoi një hamam tjetër diku karshi kishës së dikurshme të Shën Gjergjit (bibliotekës së sotme), aty ku fillonte dikur pazari. Ky hamam, thuhet se ishte tepër komod ashtu si ishin dikur edhe hamamet e mira të Selenikut dhe të Manastirit.


Përgatiti:
Ilia V. Ballauri

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/3 - Leskoviku rreth viteve 1830.

Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...

» KE8/13 - Mbi themelimin e Korçës : Dy objektet më të rëndësishme, të zanafillës së qytetit.

 Sipas hulumtimeve të fundit të ing. A. Gjata, të përmbledhura në një libërth me titull, “Mbi themelimin e Korçës”, dy objektet më të rëndësishme që lidhen me themelimin e qytetit tonë janë, Kisha  e Shën Mërisë dhe kalaja e dikurshme, citojmë:… Padyshim që objekti më i vjetër në qytetin e Korçës, është kisha e...

» KE2/32 - Mbi furnizimin me ujë të pijshëm të Korçës, para dyqind vjetëve.

Fillimisht në qytet deri në fund të viteve ‘700, përdorej vetëm ujë i pijshëm që nxirrej prej puseve ose që mbushej tek çezmat apo krojet, me presion natyral.Puset ishin të tjeshtë, ose me pompa mekanike dore, të quajturat tullumba që silleshin nga jashtë ose çikrik. Çezmat, uji i të cilave dilte me presion natyral, ishin në...

» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.

“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. Ball...

  Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e nje...

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe: Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 le...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC