Fjala aga, në zhargonin e gjuhës së përditshme, në zonën tonë, nuk ka kuptimin që kjo fjalë ka në origjinal. Kjo fjalë pra aga, në zonën e Korçës, zakonisht ka qënë sinonim i fshatarit apo i kujtdo tjetër, që ish i pa kultivuar, madje i trashë, analfabet, etj. Ndërkaq në kohën e Turqisë fjala aga zyrtarisht, është përdorur me kuptime të ndryshme. Kështu në turqishten lindore, është përdorur me kuptimin e përgjithshëm “vëllai i madh”; në gjuhën jakute, me kuptimin “babë”, kurse në gjuhën çuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Fjala aga si titull nderi, mendohet se për herë të parë është përdorur te mongolët. Në Perandorinë Osmane është përdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi për njerëzit me autoritet për nëpunësit administrativë, 3. titull nderi për të gjithë komandantët dhe eprorët e ushtrisë, nga eprorët e xhematit deri te komandanti suprem i jeniçerëve, 4. pronar tokash, etj.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE12/25 - Disa shprehje prej të ashtuquajturës gjuhës, "purishte".

 „Purishtja“ ka qënë një lloj zhargoni, a gjuhë e sajuar, që flitej prej një pjesë mjeshtrash të zonës së Oparit. Ja disa shprehje tepër interesante të kësaj gjuhe:Ai që nuk bën gruth  = i verbëriAzap njigëz  = morr i vogëlAfërndremje  = afërmënçArbë bëzhingë  = bar bleteArbë fugosës  = hithraAvkaz azapi  =...

» Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.Sokrati*Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.Horaci*Për të shkruajtur mirë,...

» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore

Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...

» KE8/12 - Mbi kuptimin e fjalës thuajse të harruar, "llonxhë".

 Vite më parë dhe sa vjen duke u zhdukur, përdorej në Korçë fjala, llonxhë.Shprehje të tilla si, ramë në llonxhë, bëmë llonxhë, etj, tek ne përdoreshin më dendur dhe tani thuajse nuk dëgjohen fare.Fjala llonxhë ka disa kuptime:A) Sipas fjalorit të madh të shqipes, nënkupton një ngastër a rip toke që mbillet me perime ose...

Prej shumë poetësh dhe prozatorësh, mjelmat përshkruhen si qënie në shërbim të perëndisë Apollon por, se ç’farë lloj lidhjeje tjetër kanë ato me muzikën dhe këngën, këtë gjë nuk e dimë. Ndërkaq, të vjetrit besonin se kur...

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete....

 (Mesatarja statistikore shumëvjeçare, të dhëna para vitit, 1975.)Vranësira shkencërisht vlerësohet me ballë, nga 0 deri në 10. Një vranësi nga: 0-2 ballë, konsiderohet e pakët, nga 3-7 ballë, konsiderohet mesatare dhe n...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC