Fasulja (Phasoelis vulgaris)
Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë. Përmëndet pastaj fasulja Eçmenik, kacavjerëse, gjysëm e vonët, me cikël bimor 117 ditë, vetpllenuese, me bishtaja shpatë, e verdhë, me kokër në formë veshke, ngjyrë të bardhë. Përmëndet ajo e Leshnicës, kacavjerëse, e hershme, me cikël bimor 107 ditë, vetpllenuese, bishtajë si shpatë, ngjyrë të verdhë në gri, kokër si veshkë, të zezë. Një vënd të veçantë këtu ze edhe fasulja pllaqi, Phaseolis vulgaris multiflorus coccineus, dhe konkretisht soji, Vigane e Devollit, kacvjerës, i vonët, me cikël bimor 122 ditë, vetpllenuese, me kokër të madhe të bardhë.

Thjerrëza
(Ervum Lens)
Kërkimet arkeologjike të bëra në vëndbanimin prehistorik të Maliqit, tregojnë se kjo bimë kultivohej në trevën e Korçës qysh rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa të dhënat e vitit 1972, thonë se kjo bimë (thjerrëza, në gjuhën e Korçës quhet grosh), kultivohej kryesisht vetëm në Korçë. Megjithatë, ndonëse thuhet se tek ne gjendet në dy forma Ervum lens macrosperma (kokërmadhe) dhe Evrum lens microsperma, (kokërvogël) përsëri nuk është identifikuar dhe përshkruar ndonjë populacion i caktuar. Në këtë aspekt mund të thuhet se, ende ka akoma kohë, për të bërë diçka.

Koçkulla
(Lathyrus sativus)
Më 1972, përmëndet në literaturë se koçkulla mbillej në Korçë dhe se për dorej për kafshët si kokër ose si njomishte, ndërsa si ushqim për njeriun përdorej mielli i koçkullës që përziehej me atë të grurit për bukë. Nuk jepen të dhëna për ndonjë populacion a soj.


Nxjerrë nga punimi me titull,
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve
të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës,
autor dr. Ilia V. Ballauri
94 fq. 2011


fasulja

Thjereza

Kockulla


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mbi klimën në Fushën e Korçës (Një studim i vitit, 1981)

Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë...

» KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.

 Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek...

» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit

Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...

» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

  Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh. Kiri (ose Cyr...

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin t...

1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë.2. Mbi tipin pedologjik të tokave në perëndim  dhe në jugë, të liqenit të Pogradecit.3. Mbi jetimoren e Korçës, një përshkrim i vitit 1923.4. Ng...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC