Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë,
qindra miliona vjet më parë,
shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë,
shpërthyen në sipërfaqe për të dalë,
për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë,
këtu,
rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”,
siç i cilëson, nobelisti poet,
pati det.

Jeta që brenda në ujë, në ato ditë të largëta zhvillohej,
shënjat e veta do të linte, do të ngurtësohej.
Peshq, krustace, molusqe,
qënie deti të lashta, nga më të ndryshmet,
mbetën aty të petrifikuara,
për të dëshmuar.

Një të tillë gur,
në oborrin e vjetër të shtëpisë sonë, ende e kemi të shtruar,
me një fosilie – molusku mbi të, të ngurtësuar.

Si fëmijë dikur,
aty tek ajo guaskë molusku, humbja, harrohesha orë të tëra,
dhe pyesja,
si, qysh, kish qënë ajo,
kurioz, për të mësuar sa më tepër gjëra.

Vitet shkuan, rrodhën tashmë, një jetë e gjitha fluturoj,
por,
sa herë që shkel në prag të shtëpisë,
është e pamundur që atë molusk të ngurtësuar të mos e shikoj,
dhe për disa çaste përsëri mbi të, si dikur të harrohem, të nostalgoj.

Vërtet,
që janë fiksuar në atë molusk, kohët që vite më parë rridhnin,
por aty, tek ai,
në ato vijëzime të tij, gjith’ simetri,
janë ngurtësuar tashmë edhe orët e fëmijërisë sime,
thirrjet e nënës, Ili!... Ili!... Eja brenda se ke mësime!
janë ngurtësuar çastet e lumtura kur ne vraponim,
ne, një tufë me fëmijë çapkënë, që harbonim,
dhe gjith’ gëzim,
“ta lashë!!!”, “ta lashë!!!”, fort bërtisnim,
teksa me njëri tjetrin loznim, njëri tjetrin ndiqnim.



Ilia V. Ballauri,

Duke u gdhirë, 17, 18/8/
dhe muzg, 24/8/2013.




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

» KE10/13 - Mbi një testament të vitit 1693 të shkruajtur në formë poetiko - filozofike në Voskopojë

Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj...

» BK/LA - Poezia - Muzika: Vargje të Sergej Eseninit, të kënduara vite më parë, me kitarë në Korçë.

 Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam...

» Histori - Të gjitha zhduken... në humnerën e harresës

 Marcus Aurelius“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave...

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

  Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo. “Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditu...

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast...

Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.Kalendari në fjalë përmbante:Kremtimet, ngjarjet e një vi...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC