Piperka Piperka (Capsicum anum)
Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në të kuqe. Një përshkrim tjetër i vitit 1971 shton se, bima ka trup të ulët 40 cm, të trashë me shumë degëzime, gjethe eliptike, fruti ka 6-8 segmente dhe 3 fole ose rrallë 4, pjekja është gj/vonëshme deri në e vonëshme.  Një lloj tjetër piperke që gjendej dikur në Korçë (1958) ka qënë edhe e quajtura Skobuskë, me fruta të vegjël, të ëmbël, me lëkurë të fortë, të verdhë që kur piqej përskuqeshin, rezistent ndaj sëmundjeve. Përmëndet gjithashtu edhe e quajtura, Piperka e gjatë, e cila kish frut mesatarisht të gjatë konik, të verdhë dhe ekzistonte në dy lloje, djegëse dhe jo djegëse, me tul të hollë dhe bisht të shkurtër, si dhe një lloj tjetër për të cilën nuk thuhet asgjë veçse emri, Topçja. 

Ndërkaq për piperkat për mbushje, përmënden dy lloje, Poçe e kuqe e cila konsiderohet si popullatë e Korçës, Bilishtit dhe Pogradecit dhe përshkruhet si, me bimë të lartë 80cm, kërcell të trashë, gjethe të mëdha, lule të bardha, frut të madh ose shumë të madh, formë prizmi, që në fillim ka ngjyrë të gjelbër, pastaj të verdhë, pastaj të kuqe, me 3-4 fole, tul të trashë, gj/vonshme, si dhe një soj tjetër, Poçe e verdhë e ngjashme me të parën por që ndryshon vetëm nga ngjyra.  Ndërkaq përveç sojeve të mësipërme macrocarpa, zona jonë  akoma edhe sot vazhdon të kultivojë pipekën djegëse shumë të vjetër microcarpa, të quajtur e Bukovës, ose Bukovkë, që ndonëse mund të jetë e introduktuar, kjo gjë duhet të ketë ndodhur shumë kohë më parë, aq sa tani ky soj, konsiderohet si i vëndit.
Së fundi, mund të themi se piperka tek ne, është një bimë ku duket qartë sesi sojet tradicionale të së cilës, vazhdojnë pjesërisht të kultivohen akoma.

Nxjerrë nga punimi me titull:
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve,
të bimëve bujqësore të traditës,
në zonën e Korçës
.
94fq. 2011
Ilia V. Ballauri



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/4 - Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...

» KE5/15 - Zona e Oparit në fillim të shek. 19 - të, një përshkrim i vitt 1830.

“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia...

» BK/N - Metereologji - Bujqësi: Temperatura e tokës bujqësore në zonen e Korçës

 Temperatura e tokës bujqësore varet nga shkëmbimin energjitik që ndodh ndërmjet saj dhe atmosferës. Me fjalë të tjera, ajo varet jo vetëm nga parametrat e tokës, si ekspozicioni, struktura, tekstura, ngjyra, veshja bimore, lagështia, etj, por edhe nga parametrat e ambjentit rrethues si, nga rrezatimi diellor, zgjatja dhe intesiteti i...

» KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.   Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...

» MZ - Filozofia: Për kopshtet.

 Sipas Sokratit (tek dialoget e tij që jepen në veprat e Ksenofontit) mbreti Kir, i cili pranohej prej studiuesve të lashtësisë si një mbret i veçantë, shëmbëllor, ka pas qënë edhe një kopshtar i madh.Kiri (ose Cyrus), i biri i Darit të II-të (për të cilin nuk dihet data e saktë e lindjes por, dihet se vdiq më 401 para Kr.) në...

Share