Shqipëroi: Il
ia V. Ballauri



Oh! moj pelë, moj thrakiote,
E di un’, se ç’do qafa jote!
Përse, shtrëmbër më vështron?
Pse me shqelma, më largon?

Mos kujto, se un’nuk mundem,
Hipur, mbi ty të tundem,
Di kapistrat, të t’i shkoj,
Të të zbut, të të kaploj.


Di fort mirë, të të bëj zap,
Di prej freri, të të kap,
Di në rrugë, të të shtroj,
Të të hip, të të mbaroj.

Shoh tani, që e qet’ kullot,
Livadhis, si kal’ pa zot,
Kërcen lehtë, qesh dhe lot,
Më atë, që s’të mban dot.

Ke gjetur, ti një kavalier,
Që për hunde, veç e nxjerr,
Kavalier, që s’të hipi kurrë,
Që s’u bë, njëher’ për burrë.


Pela_thrakiote_Anakreonti

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezi prej autorëvë të lashtë, Getulikos dhe Arkias

Zgjodhi dhe Shqipëroi: Ilia V. BallauriGetulikos, është një poet krejt і pa njohur dhe plot pika të errëta. Mund të ketë jetuar në shek. I-rë pas lindjes së Kr. pra në kapërxim të mijëvjeçarëve. Prej studiuesve mendohet se ai mund të jetë latini, Gaio Kornelius Lentulio Getulikos, që u ekzekutua më 39 pas lindjes së Kr. si...

» MZ: Homeri, mbi teorinë e marrjes së vendimeve - Skilla & Haribdi

Homeri mbi teorinë e marrjes së vendimeve, ose mbi zgjedhjen që duhet bërë ndërmjet dy të këqiave: Skillës dhe Haribdit.Gjithmonë ka qënë i vështirë për tu marrë vendimi se ç’duhet zgjedhur  ndërmjet dy të këqiave, prej të cilave, njëra e keqe ka një dëm relativisht të madh por të njohur (Skilla) ndërsa tjetra...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» MZ/Poezia - Homeri mbi kapjen në flagrancë të pabesisë bashkëshërtore.

 Â Për herë të parë, nuk ka qënë njeriu por perënditë që kanë dashuruar vjedhurazi duke shkelur besën bashkëshortore, kështu thonë mithet dhe kështu thotë Homeri, tek rapsodia e 8-të e Odisesë. Perëndia e bukurisë femërore, e dashurisë, e të shtriturit në shtrat, Afërdita (ose Venusi, për latinët), e pa përmbajtur...

» KE7/23 - Hitoria e letrave shqipe - Ambrosio Pamperi

(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.Përgatiti: Ilia V. Ballauri)Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma...

Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe vepri...

  Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e nje...

  Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea. Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash....

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC