Saadiu (1184 – 1283) nga Shirazi i Persisë, konsiderohet si një nga poetët moralë më të mëdhenj, jo vetëm të mesjetës anatolike por, për të gjitha kohërat.
Në vargjet e mëposhtme, ai na kujton se njeriu ka fort nevojë, që të ushqejë edhe shpirtin.

Dhe në qoftë se me kamjen nuk ke lidhje, je rrjepacak,
Dhe, me zor dy copa bukë ke, për të ngopur të shkretin bark,
Shite një!
Dhe pastaj, me ato pak pare që do të fitosh,
Bli një zymbyl që shpirtin ta ushqesh, ta ngrosh!


Shqipëruar prej anglishtes,
Ilia V. Ballauri.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Morali - A ka vlerë vëndi, ku të vendosin në një trapezë të shtruar?

 Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo.“Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditur gjithashtu edhe ky si Thali) i ishim afruar sallës së burrave, takuam në hyrje Aleksidhimon nga Milito.Ky ishte biri...

» MZ - Morali i pushtetarëve - Ja përse Homeri është aktual edhe sot.

 Pushtetari ka për detyrë t’i justifikojë privilegjet, përpara popullit të vet, me vepra.  Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur,...

» MZ - Morali - Mbi natyrën e Dashurisë, sipas Plutarkut.

 Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu,...

» MZ - Fausto Melotti: Klithmat joshëse e tinzare të "njeriut të minjve"

      Fausto Melotti (1901 - 1986), skulptor i madh italian, i shekullit të 20-të, njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit modern në Itali, u bë i njohur në vëndin e vet në një moshë relativisht të madhe, pasi ai kish mbushur të pesëdhjetat, madje vlerësimi i plotë për të u bë në vitet, ‘70, ‘80.I njohur...

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kësh...

Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tja...

Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quh...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC