Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo.

“Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditur gjithashtu edhe ky si Thali) i ishim afruar sallës së burrave, takuam në hyrje Aleksidhimon nga Milito.
Ky ishte biri i tiranit Thrasimvulo. Dilte prej salle i tronditur dhe nga inati fliste me vete por ne, nuk kuptonim asgjë nga ato që ai murmuriste.
Menjëherë sa pa Thalin sikur u qetësua disi, e përshëndeti dhe i tha:
“Fyerje! Të më sillet mua kështu Periandri!
Më ftoi, nuk më la që të nisesha me anije, ku madje edhe kisha hipur për udhëtim, mu lut pra të vija në gostinë e shtruar këtu dhe pastaj, kur erdha më vuri të ulem në një vend poshtërues, duke vënë disa Eolë dhe disa të tjerë prej ishujve, në vende më të nderuara sesa mua, të birin e Thrasimvulos.
Duket qartë se nëpërmjet personit tim, kërkon të fyejë Thrasimvulon.”
Pra me sa duket, – i tha Thali, – ti mendon, ashtu si mendojnë Egjiptianët për yjet, se kur ngrihen ose ulen (perëndojnë) gjatë përshkimit të trajektores së tyre, bëhen më të mirë ose më të keq, ashtu edhe ti ke frikë se mos, venitja e ndriçimit ose ulja e pesonalitetit tënd, varet nga vendi?
Prej këtej, del se ti me këtë mendim ndoshta tregon se je më pak i mençur, sesa Agisila i Spartës i cili kur e vunë në fund të valles, tha:
“Ju lumtë! Së fundi u zbulua edhe fakti se vendi i fundit në valle, është një vend që mund të bëhet, vend i nderuar.”
Dhe pastaj Thali vazhdoi, “Me të zënë vendin në trapezë, nuk duhet të shohim se cilët u ulën në vendet më të mira, por duhet të përpiqemi, sesi të bëhemi sa më të pëlqyeshëm, për ata që rrinë rreth nesh, duke kërkuar brenda vetes motive dhe stimuj miqësie, qetësi dhe të tregojmë se ndjehemi mirë që ndodhemi, mes këtyre njerëzve.
Në çdo rast, çdokush që mërzitet për vendin në një trapezë të shtruar, në të vërtetë pikëllon dhe mërzit më tepër, ata që janë ngjitur tij sesa të zotin e shtëpisë dhe për më tepër, bëhet për të dy palët antipatik."


Plutarku,
“Efta sofon symposio”
Shqipr: Ilia V. Ballauri


 
Thali

Thali, njëri prej të shtatë burrave më të ditur të botës së lashtë.
(filozof, mathematicien, astronom, fizika
nt, etj.)
Monument në Stac, trenit, Washington,
Në dorë mban, simbolet e zbulimit të fenomenit të elektricitetit, shek. 6-të, para Kr. 

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Morali - Saadiu për ushqimin e shpirtit: Bli një zymbyl që shpirtin ta ushqesh, ta ngrosh.

 Saadiu (1184 – 1283) nga Shirazi i Persisë, konsiderohet si një nga poetët moralë më të mëdhenj, jo vetëm të mesjetës anatolike por, për të gjitha kohërat.Në vargjet e mëposhtme, ai na kujton se njeriu ka fort nevojë, që të ushqejë edhe shpirtin.Dhe në qoftë se me kamjen nuk ke lidhje, je rrjepacak,Dhe, me zor dy copa...

» MZ - Morali - Mbi natyrën e Dashurisë, sipas Plutarkut.

 Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu,...

» MZ - Gjeometria - Sesi Thali, mati lartësinë e piramidave.

 Mbreti i Egjiptit e adhuronte së tepërmi Thalin, njërin prej të shtatë njerëzve më të ditur të lashtësisë, për arsye se ai përdori një mënyrë të mënçur dhe të thjeshtë për matjen e lartësisë së piramidave.Duke mos përdorur asnjë lloj mekanizmi (aparati), pa mundim dhe fare lehtë, Thali vendosi në fund të hijes së...

» MZ - Fausto Melotti: Klithmat joshëse e tinzare të "njeriut të minjve"

      Fausto Melotti (1901 - 1986), skulptor i madh italian, i shekullit të 20-të, njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit modern në Itali, u bë i njohur në vëndin e vet në një moshë relativisht të madhe, pasi ai kish mbushur të pesëdhjetat, madje vlerësimi i plotë për të u bë në vitet, ‘70, ‘80.I njohur...

» MZ - Morali i pushtetarëve - Ja përse Homeri është aktual edhe sot.

 Pushtetari ka për detyrë t’i justifikojë privilegjet, përpara popullit të vet, me vepra.  Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur,...

  Përse m’i përbuz të dobtat flokë, të mplakura, bërë gërshet me zor në kokë? Përse, m’i përbuz sytë që prej lotëve më janë zbutur, më janë tretur, më janë errur, më janë futur? Eh, këto pra lulëzojnë tani, m...

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin t...

Ashikët, janë një lloj koske që nxirren prej kafshësh si, dhënj, dhi, gjedh, etj, kur këto theren. Ashiku pra kjo koskë, në anatomi quhet sipas grq. vjt. astragal ose sipas latn. talus, dhe ndodhet në tarsusin e këmbës. ...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC