Mbreti i Egjiptit e adhuronte së tepërmi Thalin, njërin prej të shtatë njerëzve më të ditur të lashtësisë, për arsye se ai përdori një mënyrë të mënçur dhe të thjeshtë për matjen e lartësisë së piramidave.
Duke mos përdorur asnjë lloj mekanizmi (aparati), pa mundim dhe fare lehtë, Thali vendosi në fund të hijes së piramidës një shkop.
Rrezet e diellit që binin mbi shkopin dhe mbi piramidën, skiconin dy trekëndësha. Thali tregoi se raporti ndërmjet hijes së shkopit dhe asaj të piramidës është i njëjtë me atë mes lartësisë së tij dha asaj të piramidës. *

Plutarku,
tek, Efta sofon symposio.
Përkth. Ilia V. Ballauri 



* Sipas Diogjen Laertit, Thali mati lartësinë e piramidave me hijen e tij, duke matur këtë të fundit në çastin kur kjo kish gjatësinë e trupit të vet. Përsëri, raporti ndërmjet hijes së tij dhe hijes së piramidës, është i njëjtë me atë të lartësisë së trupit të tij dhe lartësisë së piramidës.


Thali_matja_e_lartesise_piramides

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Morali - A ka vlerë vëndi, ku të vendosin në një trapezë të shtruar?

 Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo.“Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditur gjithashtu edhe ky si Thali) i ishim afruar sallës së burrave, takuam në hyrje Aleksidhimon nga Milito.Ky ishte biri...

  Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë: “Fry moj erë fry! ...

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.   Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia...

Numri i shtëpive dhe i banorëve, të disa prej fshatrave të nënprefekturës së dikurshme të Pogradecit, në vitin vitin 1923 ka qënë si më poshtë:Pogradeci, shtp. 494; ban. 2243,Bradomira, 49; 282,Beragozda, 70; 387,Blaca, ...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC