Vargje nga: Yehuda Halevi (1074 – 1141), njëri prej poetëve më të mëdhenj të këtij populli, i lindur në Toledo.

Lotët e mi

Ofra, i lan dhe i shpëlan teshat e saj,
tek ujët e lotëve të mi dhe pastaj,
që të thahen ato i nder,
tek dielli që bukuria e saj nxjerr.
Jo! Nuk ka nevojë ajo për lumë, a krua,
ka sytë e mi, më ka mua,
dhe me bukurinë e vet,
asaj s’ka ç’i duhet dielli dhe rrezet që ai qet.


Thinja

Një ditë,
vura re në kokë, një fije të thinjur, të ndritur,
e shkula shpejt, duke nënqeshur i mërzitur,
por ajo më tha:
“Qesh, qesh dhe sillu kështu keq, me mua ti tani,
por së shpejti,
do të shohësh sesi do të qeshin me ty, vëllezërit e mi.”


Pasqyra

Tek sytë e mi shikonte, gjith zjarr i dashuruar,
duart në qafë ja kisha hedhur, ishim përqafuar,
dhe,
në pasqyrim, brenda syve të mi,
ai gjente, shëmbëlltyrën e tij.

Pastaj,
tek sytë e mij të zinj, buzët fort i puthiti,
fort, me një afsh të ndezur, që prej shpirtit e qiti.
Mashtruesi!
Nuk puthi sytë e mij të zinj, jo!
Puthi pamjen, që reflektonin ato.

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri


trendafil_ne_zjarr


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia: K. Kavafi, "Qirinjtë"

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....

» MZ - Poezia: Johann Wolfgang Goethe

 Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut.  - J.W. GëteAh! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,dora e Venusit të ka lulëzuar,duke të njoftuar,se ah!Trupi yt i...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

» MZ: Poezia - Shega e Kopshtit.

Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. BallauriBotuese UEGEN, 2010. Tirane:Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen: Egjipti i...

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

  Pleqëria   Të dy po mplakemi, si unë, si ti.   Vërtet, a mendove ndonjëherë, si është pleqëria?   Eh, syri i përgjumur, që mbyllet përpara se nata të bjerë. Kokë e përgjumur, e pakrehur deri në mesdit...

  Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke. * Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën. * Një përkthim asnjëherë nuk ë...

  Korça është sinonimi i dëborës.Meqënëse dimiri i këtij viti (2011 – 2012), për Korçën konsiderohet si dimër shumë i rëndë, me dëborë dhe temperatura të ulta, pra si dikur, ose siç thuhet një dimër i tillë, “s’mbahej m...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC