Nuk ka më kuptim,
të thuash: “Jetë qeni!”
mendoja,
një ditë tek shikoja,
qentë, që para portës së shtëpisë na kalojnë,
qentë, që në lagjen tonë banojnë.

Këtu tek ne, qentë anekënd,
si në Wonderland,
shëtisin të larë, të pastër si drita, qimengrehur,
shpesh me pallto, papion, a në kokë fjongo, stil Barbie cullufekrehur,
si qeni Rudolf, fjala vjen, që pashë dje,
tek ecte, para portës tonë më nge.

Më erdhi për të zili,
a më mirë t’ua them hapur, më lindi për atë qen, një cmirë,
sidomos kur pashë, sesi ky qen tërhiqte pas, të zotin e vet të mirë,
i cili, me bermuda, lesh pakrehur, sy palarë,
ngritur prej shtëpie aron-aron,
sepse, qeni duhej nxjerrë për nevojën e parë,
me letra, celofane nëpër duar, mbushur, ngarkuar,
gjith’ shqetësim, por i duruar,
gati nevojën e qenit priste, si njeri i qytetëruar.

-Mirëmëngjes!-  i thashë të zotit dje,
-Ç’thotë Zonja?-
dhe me kokë i tregova qenin e tij, që pranë portës nuhatte më nge.

Bah!
Ai, ç’të shikoje, i mërzitur, i ofenduar, i fyer sa s’ka,
më pa shtrembër, as mirëmëngjes s’më tha.
-Nuk është Zonjë, zotëri, shikoje mirë,
është Zotni, Rudolf e quajnë! -

Dhe morri pastaj, me vrap tatëpjetë,
sepse Rudolfi shkoj gjetkë të nuasë, të ngrerë këmbën përpjetë,
të marrë vesh, se kush më parë andej pat kaluar,
“të lexojë” gazetën e qenërve, që këta e botojnë duke e lëshuar,
atë,
anë e kënd,
tek ne, këtu në Wonderland.

 

Ilia V. Ballauri,
duke zbardhur ditët,
7/7/ dhe 8/7/, 2013.

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Homeri - Iliada

Perëndesha Hera bën tualetin e saj.Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.Shqipëroi: Ilia V. Ballauri(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë. Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha...

» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

» MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!

 Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta...

» BK/LA - Poezi, Anakreonti - Erosi prej dylle.

Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri Dikur në treg, një djalosh trim,Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,E shiste, dukej dore desh ta hiqte,“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.

  Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut.  - J.W. Gëte Ah! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, - më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha. ...

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura....

  Biletat e kinemasë, në vitet ’60, 70’, d.m.th., në kohën e ‘artë’ të kinemasë, shiteshin në sportel. Ato ishin standart për gjithë vëndin dhe vinin nga Tirana. Kishin numur rendor dhe numur serie. Biletat përbëheshin ...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC