plepi

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë me 5 kate), diametrin e kurorës rreth 60m dhe trashësinë e trungut, pra diametrin, rreth 4m (duhej të kapeshin rreth 8 veta, që ta pushtonin trungun). Plep aq i madh, rrallë se mund të gjendet sot diku. Plepi u pre në atë kohë që u prish edhe kisha e Shën Gjergjit.
shengjergji Këtu po japim një foto të dimrit vitit 1917 të kishës së Shën Gjergjit dhe të plepit. Madhësia e tij në të (pra në foto) as afrohet për nga madhësia që kish pas pesëdhjet vjetëve të tjera, pra në vitet ’60. Në fakt, duhet të egzistojnë fotografi në Korçë të viteve ’60 që ta kenë këtë plep në pamjen e zhvillimit maksimal të tij.
Një karakteristikë tjetër e plepit të dikurshëm ishte se në të mblidheshin shumë shpendë, rabecka, pëllumba, guguçe, lejlekë, por veçanërisht gala (korba, latn. Genus Corvus) dhe se në të kish shumë fole.
Aq i shumtë ishte numri i galave që qëndronin në të, sa kur ato ngriheshin krijoheshin re. Ato, gjithashtu me kakarisjen e tyre kra-kra, krijonin shqetësim për banorët e qytetit. Të vjetrit theshin se në vitet tridhjet bashkia vinte gjuetarë për t’i vrarë duke i shpërblyer ata me pikë të dobishme për lejet e gjahut. korbi
Galat e plepit të Korçës i ka përmëndur në shkrimet e veta edhe nobelisti Jorgo Seferi, i cili i ka parë tufat e tyre me sy në kohën kur ka jetuar në Korçë. Ka të ngjarë që një poezi e tij me titull, “Korbi” të cilën e ka shkrojtur në Korçë në dimër të vitit 1937, të ketë lidhje me galat e plepit të Shën Gjergjit.
Prerja e plepit të Korçës, parë nën këndvështrimin e sotëm ekologjik, ka qënë një humbje më vete, e një monumenti natyral kulture, (jo për moshën, por për zhvillimin) tepër me vlerë, për qytetin tonë.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.

 Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek...

» BK/N:Biologjia-Flora-Gjenetika: Mbi një kalendar të mundshëm për vrojtime citogjenetike në Korçë

HYRJENuk do të jetë e largët dita kur edhe flora e Zonës së Korçës për arësye dhe qëllime të ndryshme shkencore (siç veprohet kudo sot në vendet e zhvilluara) do të studiohet për nga ana citogjenetike, e kuptohet se një interes të veçantë në këtë drejtim do të kish së pari të dispononim një kalendar standart, të...

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.   Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

Homeri mbi teorinë e marrjes së vendimeve, ose mbi zgjedhjen që duhet bërë ndërmjet dy të këqiave: Skillës dhe Haribdit.Gjithmonë ka qënë i vështirë për tu marrë vendimi se ç’duhet zgjedhur  ndërmjet dy të këqiave, prej ...

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete....

Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karamele Stapk...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC