VMIOKORC Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të ulura, mbi trotuarin e shtruar me gurë, me furkat në krah dhe drugën në dorë, tjerrin duke kuvënduar. Këtu atje ka njerëz, që ecin në rrugë. Nëpërmjet strehëve të shtëpisë duket qielli i kaltërt.

Koment për pikturën në fjalë, të V. Mios, bërë prej Vangjush Tushit në vitin 1960.




 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/32 - Mbi furnizimin me ujë të pijshëm të Korçës, para dyqind vjetëve.

Fillimisht në qytet deri në fund të viteve ‘700, përdorej vetëm ujë i pijshëm që nxirrej prej puseve ose që mbushej tek çezmat apo krojet, me presion natyral.Puset ishin të tjeshtë, ose me pompa mekanike dore, të quajturat tullumba që silleshin nga jashtë ose çikrik. Çezmat, uji i të cilave dilte me presion natyral, ishin në...

» MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe

Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë. Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së...

» BK/LA - Piktura - Vjeshtë në Drenovë, Vangjush Mio.

Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës.Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me...

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...

  Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndiv...

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.  ...

  Biblioteka e fëmijëve Korçë, një dhuratë e bamirësit të ndritur të qytetit tonë Thoma Turtullit, për popullin e Korçës, ku që të gjithë kemi kujtimet tona të fëmijnisë, veç shërbimit edukativ që ajo ka ushtruar për qy...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC