(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;
... Thonë se trishtimi ka një fund ...
ose,
Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.
autor, Ilia V. Ballauri
Botim personal, 2001, 517 fq.) 



Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu, pra për herë të parë në historinë e njerëzimit, u shpall dikur me kushtetutë, vend ateist.
Prishja e Shën Gjergjit në Korçë, për mua që u rrita në oborrin e kësaj kishe, është një ngjarje e freskët, sikur ndodhi dje, ndonëse që atëhere kanë kaluar rreth pesëdhjet vjet.
Kjo kishë, për komunitetin e krishterë të qytetit tonë ishte e shenjtë sa s’bëhet, ndërsa për atë mysliman ishte gjithashtu një burim krenarie qytetare, një perlë bukurie dhe një objek і nderuar kulti.
Kisha e Shën Gjergjit pra ishte si të thuash simboli і qytetit tonë.(1)
Me stilin e vet neoklasik, një kishë tepër e lartë për kohën e vet, me një arkitekturë tepër të bukur, ndërtuar me gurë të gdhendur graniti ngjyrë gri, e lidhur me shufra plumbi, me çatinë e mbuluar prej një llamarine të veçantë, me bordurat e hatullave plot dekoracione  arabeskash dhe asteresh, me kupolat e mëdhaja e sferike, me fasadën plot xhame ngjyra ngjyra, e sidomos me hyrjen ku në krye të shkallëve lartësoheshin një sërë kollonadash të lidhura me njëra tjetrën nëpërmjet harqesh tepër të bukur, Shën Gjergji tonë ishte  një ndër pikat ku lartësohej përpjekja e korçarëve për të arritur perëndimin, Evropën. Nuk llogaritej floriri që kishte derdhur për ndërtimin e saj, bamirësi і qytetit tonë, і ndjeri Tasi Lakçja.
Vetëm polielet apo abazhuret e kishës së Shën Gjergjit, përbëheshin prej mijëra xhamesh kristali, të thurura plot shije, në disa kombinacione të pabesueshme për nga bukuria, që unë këtu nuk di se si t’i përshkruaj.
Oborri і kishës ishte і madh, і gjërë dhe mbaj mënd se në të kish plot lule, veçanërisht “shpatore”, najazma, etj. Por mbi të gjitha, aty lartësohej një plep gjigand dhjetra vjeçar.
Deri sot, në jetën time, ndonëse thuajse të gjitha pyjet nga Martaneshi në Kolonjë і kam shëtitur shumë herë, nuk kam parë pemë të çfarëdo lloji qoftë, më të lartë, më gjigande, më madhështore, me diametër trungu aq të trashë, me shtrirje aq mbulonjëse të degëve, sa plepi і Shën Gjergjit.
Të gjitha këto madhështi të qytetit tonë së bashku edhe me plot të tjera, një ditë prej ditësh u shkatërruan që nga themelet.
Ndërkohë, prishja e Shën Gjergjit u bë disi e veçantë. Në fillim u vu dorë mbi kishën, u thyhen ca xhame, u zhvesh nga brenda, u prish disi çatia, e pastaj gjithë veprimet u ndërprenë. U la për një periudhë mësymja ndaj tempullit të perëndisë. Rrënimi u la pra për një farë kohe në heshtje. Përse, unë nuk e di. Ne si të vegjël që ishim, dëgjuam në atë kohë të thuhej, se brenda në kishë ishte shfaqur, vërtitej e vinte rrotull, plot ankesë, hija e një vajze të bukur, të veshur krejt në të bardha.
Pas disa kohësh, qetësia për prishjen e kishës u prish. Rrebeshi і shkatërrimit і nxori Shën Gjergjit të Korçës, themelet.
Madje edhe më tepër akoma, ndodhi ashtu siç e thotë dhe latini :
Etiam periere ruinae!!! (2) (Gurët e saj përfunduan në mbushjen e shtratit të lumit të Korçës diku aty pranë spitalit, në vëndin ku hidhej kryqi, duke ndërtuar një të ashtuquajtur kënd sportiv.)
Eh, në atë kohë ndodhën gjëra shumë të papëlqyera. Mëshiro o Zot, popullin e qytetit tonë!
U krijua pra, і pari shtet në botë ku besimi ndaj perëndisë dënohej me ligj. Kudo shahej e përtallej Zoti, kudo thuhej se duhej hequr dorë prej tij, kudo tregohej e thuhej se si një tjetër njeri і ri, po lindte, … po shfaqej mbi dhè. Vot tam v garizontje. (3)
Dhe me të vërtetë, një tjetër njeri u lind!!
Në ato kohëra tepër të trazuara, përballë shtëpise sonë, aty pranë Shën Gjergjit, jetonte Shpresa, njëra prej vajzave plot kulturë të beut, e cila në heshtje të gjitha ngjarjet e ditës na і lidhte mbrëmjeve duke na pëshpëritur në fshehtësi me ato që kish lexuar tek, “Noi Vivi”, (4) ndërsa fatalitetin e kohës e trajtonte ose me ngjyrat e Dostojevskit ose me ato të Margaret Miçëll. Po ashtu, përballë nesh në ato kohë vdiq і pa martuar edhe Nastas dentisti, і cili kish studiuar në Odesën e Rusisë cariste dhe për të cilin thoshin se kish njohje të thella për femrat, sidomos për ruskat. Vdiq edhe Andonka і Frashërit і cili hera herës, vetëm sa zgjat’te kokën në dera jashtë, për të parë furtunat që frynin sokakeve të Korçës. Thonë se në ato kohë, ai jetonte në atë botën e tij eruditive і rrethuar vetëm prej librave e shkrimeve, për të cilat edhe u dënua u torturua. Ne në rrugën tonë, kishim shumë të tillë, që sekush për njërën apo tjetrën arsye, në atë kohë quheshin të deklasuar ose jo me përbërje të mirë.(5)
Kjo pra ishte atmosfera, aty, në kurriz të kishës së Shën Gjergjit, kur kjo kishë u shkatërrua. Paskëtaj, prej dritares së shtëpisë sonë, njëherë e përgjithmonë, nuk do të shihej më kupola madhështore e kishës, as plepi i famshëm i Shën Gjergjit. 
Thuajse në ato kohë, Jan Palashi në ngjarjet e “Pranverës së Pragës” dogji vetveten, por ne nuk kishim lidhje me të, ne kishim lidhje me të tjerë, me revolucionin kulturor. Konfuci perla e filozofisë dhe mendimit të urtë kinez, i cili pat qënë bashkëkohës і Euripidit, në shek. e IV-të, p.e.r,  në atë kohë, filloi të luftohej në Kinë prej gardistëve, e për rrjedhojë ai filloi të luftohej edhe tek ne, me të vetmin ndryshim se, tek ne, shumica e popullatës (ose ndoshta e gjitha) e dinte sikur ai ishte antar і byrosë dhe pat marrë të mallkuarën rrugë të revizionizmit, për të kthyer mbrapsht, rrotën e historisë.



                      ------------------------------------------------------------------------------------

 

1.Është plotësisht і vërtetë, fakti që kisha e Shën Gjergjit ka qënë një lloj simboli і Korçës. Ashtu siç mund të ketë çdo qytet një kullë Eifel, një urë mbi Danub (Budapesti), një monument të Jan Zhishkës, etj, etj, edhe Korça, pati dikur Shën Gjergjin.
Në kartmonedhat e emetuara në vitet 1918-20 nga qarku і Korçës, në njërën faqe të tyre, veç të tjerave, në njërën anë, tregohej edhe kisha e Shën Gjergjit, kupola dhe kambanaria e saj tepër e lartë. (Nxjerrë nga, revst. “Koleksionisti - The Collector” Nr.1. fq.17-18, tek shkrimi me titull, “Kartmonedha: Emisionet lokale të Korçës.” Aut. K. Jorgji. Bot. і  Fed. Kolek. Shqip. 1998.Tiranë)

2.Shprehje tepër domethënëse e përdorur prej Lucianit për të treguar kulmin e shkatërrimit, për të treguar se rrafshimi і Trojës ishte një punë që u bë plot zell dhe në mënyrë të përsosur. (ang. “Even the ruins were destroyed.”).
Në shqip do të përkthehej shumë a pak kështu:
Edhe themelet і shkatërruan.

3.Rusisht, Ja atje në horizont.
Shprehje e një anekdote të dikurshme ruse. Ajo vinte në lojë sistemin që populli kish mbi qafë, sistem ky plot premtime e “gjithë suksese”, të cilat i tregoheshin popullit që ky t’і shikonte sikur і shfaqeshin aty, diku në horizont dhe rusët qeshnin duke shpjeguar plot ironi se, horizonti është vija imagjinare ku bashkohet qielli me tokën por, që kur i afrohesh vija në fjalë gjthmonë largohet.

4.Përkthimi në italisht і romanit të parë të Ayn Rand me titull “We the Living”, (“Ne të Gjallët”), që gjithmonë kam dashur ta përkthej në shqip ose ta shikoja të përkthyer nga dikush tjetër. A. Rand është një shkrimtare e paarritshme, tronditëse, me origjinë ruse, e arratisur në perëndim në kohën e diktaturës.
Në parathënien e vet për këtë roman autorja ndër të tjera thotë:
“…Kur në moshën dymbëdhjetë vjet, në kohën e revolucionit Rus, unë për herë të parë dëgjova parimin komunist sipas të cilit, njeriu duhet të jetojë për shtetin, kuptova se kjo gjë ishte objektivi thelbësor [і këtij sistemi], [kuptova] se ky parim ishte і poshtër dhe se nuk të çonte veçse në poshtërsi, pavarësisht prej çfarëdo metode, hollësie, dekreti, politike, premtimi apo banaliteti të devotshëm [do të përdorej për ta justifikuar]. Kjo ishte edhe arsyeja ime e atëhershme e kundërshtimit të komunizmit, dhe kjo është arsyeja edhe sot. Unë edhe sot akoma, hera herës, bëj disi çudi, sesi shumë amerikanë të rritur nuk kuptojnë natyrën e luftës kundër komunizmit, aq qartë sa e kuptova unë në moshën dymbëdhjetë vjet…”
Dhe më poshtë vazhdon:
“..Volume [të tëra] mund të shkruhen ose edhe janë shkrojtur rreth temës se lirisë të ballafaquar me diktaturën, por, kjo [temë] në fund të fundit përfundon në një çështje të vetme: a e quani ju si diçka morale të trajtohen njerëzit si kafshë kurbani [sakrifikimi] dhe të sundohet mbi ta nëpërmjet forcës fizike? Në qoftë se ju si një qytetar і vendit më të lirë në botë [Amerikës], ju nuk e dini se çdo të thotë kjo konkretisht, - We the Living -, [“Ne të Gjallët”] do t'iu ndihmojë ta dini…”
Ndërsa  diku gjetkë sqaron përfundimisht, përmasat e veprës së saj:
“…We the Living, nuk është një histori rreth Rusisë Sovjetike të 1925-ës. Ajo është një histori rreth diktaturës, [rreth] ç’farëdolloj diktature, në ç’farëdo kohë qoftë kjo, kudoqoftë kjo, në një Rusi sovjetike, në një Gjermani naziste, apo – gjë për të cilën ky roman bën ç’është e mundur duke ndihmuar ta parandalojë – në një Amerikë socialiste.
Atë ç’ka bën tek njerzëit forca brutale e sundimit  dhe sesi ajo shkatërron më të mirën, ka për të qënë e njëjta gjë si më 1925, si më 1955 apo edhe më 1975 – [ka për të qënë e njëjta gjë] si të quhet policia sekrete G.P.U., si të quhet  N.K.V.D., [ka për të qënë e njëjta gjë] si njerëzit të jenë nga ata që hanë mel, si të jenë nga ata që hanë bukë, [ ka për të qënë e njëjta gjë] si për ata që rrojnë në kalibe, ashtu dhe për ata që rrojnë në shtëpitë e projektuara mirë, [ka për të qënë e njëjta gjë] si të vishen sunduesit me këmisha të kuqe, si ata të vishen me këmisha të kafenjta, [ka për të qënë e njëjta gjë] si xhelati të rrëzojë përdhe kokën e një mjeku popullor [magu] kamboxhian, si të rrëzojë atë, të një pianisti amerikan…” (Nxjerrë nga, A.Rand, “We the Living” fq. vii, viii. 1983 Bot.  Signet. New York.)
Sa herë që kap me dorë veprën e A. Rand, kujtoj vitet tona sixty, të largëta dhe fatale, kujtoj mbi të gjitha Shpresën e gjore që fliste e dridhej, dridhej prej emocioneve, dridhej prej parkinsonit, kujtoj të gjorën nënë tonë dhe më duket sikur shoh atë buzën e saj të poshtme sesi і dridhej, teksa dëgjonte të thënat e Shpresës, më duket sikur e dëgjoj akoma zërin e nënës teksa falej, falej, falej:
“O Zot і Madh, m’і shpëto djemtë!” e ndërkohë jashtë, shkuleshin kryqe, përdhunoheshin faltore, digjeshe gjithçka që kish lidhje me perëndinë, me zjarr e me hekur, …me zjarr e me hekur. Atje në rrugicën tonë më pas, siç e mendoj unë por pa ngulur këmbë se kam të drejtë, prej frikës, pasigurisë dhe shqetësimeve, disa prej fqinjëve tanë përfunduan me Parkinson, ndërsa nëna ime me Altzheimer. Ndoshta në kohë më të qeta këta, mund që edhe të gëzonin shëndet më të mirë... 

5.Unë nuk di rrugicë tjetër jo në Korçë, por në gjithë Shqipërinë, ku të kish (kaq shumë, “derë e portë”) më tepër njerëz të tillë, sesa rrugica jonë dhe vërtet: Në fund të rrugës, as edhe njëqind metra larg nesh, jetonte Gaspër Ljarja, i ati i Nikos, shokut tim të ngushtë, i cili kur doli prej burgu nuk rezistoi më dhe vdiq, e pastaj për ta varrosur u bëmë a s'u bëmë ne, një grusht njerëzish që vajtëm e  përcollëm; pak më lart banonte Kiço Venetiku, më lart Petraq Kondi, më lart akoma Vangjush Tushi, që vdiqën burgjeve; dhe akoma më lart Jonel Evangjeli, i biri i ish kryeministrit Pandeli Evangjeli; prapa nesh kishim Thimaq Ballaurin të cilin diktatori e urrente për vdekje që në Francë, e për të cilin theshin më mirë që e mori vdekja e që nuk e pa ç’u bë me familjen e tij; majtas kishim doktorin, Thoma Plasën që pat dalë prej burgu dhe ish martuar me  Shpresan të bijën e beut; djathtas pastaj kishim Fundot, Zain që e masakruan, Taqin që rrahën me shqelma në qeli, Nikollaqin, etj.; përballë Andonkën e Frashërit siç e thashë dhe shto këtu edhe dhëndërin e fisit e tij, Mirdash Zavalanin që na përshëndeste sa herë shkonte para portës; më sipër as njëzet metra, kishim Rrakot që u bënë pluhur e hi, më lart akoma ishin të Turtullit dhe më lart akoma Sotiraqi i Kaçadanit që e ngordhën në dru; në krye pastaj të rrugës, sipër, jetonte Ifzi Kasimati, etj, etj.
Së fundi, për këta njerëz të nderuar mund të them se, nuk di rrugicë tjetër jo në Korçë por në gjithë Shqipërinë, ku bijtë e saj të paraluftës, (si këta që përmënda më lart dhe të tjerë akoma) të kenë mundur të sjellin aq diploma të vlefshme nga Universitetet e Evropës, sa këta fqinjë të deklasuar të rrugicës sonë.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» KE11/19 - Mbi sigurimet shoqërore në Korçë në prag të rënies së perandorisë osmane. (v. 1911)

 Sistemi i sigurimeve shoqërore në Korçë, njihet prej mëse 100 vjet përpara. Kështu për sigurimin e jetës më 1911, në qytetin tonë funksiononin këto tetë shoqëri sigurimesh:“Amivea” ose Sigurimi Reciprok, që kish për agjentë sigurimi, të jetës, vëllazërinë Mangoleci.“Ankara”, që kish për agjent sigurimi të...

» KE2/8 - Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826.

Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit,...

» KE3/17 - Një përshkrim i vitit 1830 për qytetin e Korçës.

 “Korça ose Gjiorça është qytezë me 800 shtëpi,…, ka pazar të mirë me rreth 300 dyqane, ka ujra të mira dhe ajër të shëndetshëm. [Korça] është ndërtuar në anën lindore të fushës [së Korçës] e cila ka gjatësi rreth 6 orë dhe gjërësi diku 2 dhe diku 3 orë, fushë kjo pjellore në prodhimin e drithrave dhe...

» KE1/34 - Kolovajzet

Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...

Share