Qershite Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është sjellë në Romë shumë vonë, në vitin 72 para Kr., prej burrit të shquar romak të shtetit, gjeneralit Lucullus për të cilin flet edhe Plutarku, tek jetët paralele. Ky e mori qershinë nga Kerasunda e dikurshme e Detit të Zi (kerasi = qershi, pra vëndi i qershive) dhe e solli atë në Evropë, në Romë, në kryeqëndrën e perandorisë së atëhershme. Ndërkaq Enriku i 8-të (1491 – 1547), duke provuar në Flandër, një formë qershie, dha urdhër që kjo të introduktohej edhe në Angli.
Fruti i qershisë përmban sheqerna, glucide, vitamina si: C, B1, B2, B5, B6, B9, B12, D, E; elementë si: potas, kalçium, magnes, fosfor, hekur, bakër, zink, etj.; lidhje organike si: acide klorogenike, flavanole, antocianide, etj, etj.
Lëngu i qershisë ka veti antitoksikuese dhe spastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak, forcon qëndrueshmërinë e muskujve, etj.
Bishtat e qershisë, kanë veti kurative. Duke i pirë të ziera në formë çaji, shërbejnë për kurimin e inflamacionit të rrugëve të sistemit urinar,
 të kistiteve, të arthritidhës urike, të hidropizisë, etj.
Farat e qershisë përdoren për prodhimin e imitacionit të aromës “brandi”. Ndërsa prej lëngut të qershisë, përpunimit të tij dhe fermentimit, krijohen lloje të ndryshme liqeresh dhe Cherry-brandi.
Për qershinë ndër popuj, ka edhe shprehje foljore të bukura siç është për shëmbull shprehja e mirënjohur “të vesh qershinë në tortë”, d.m.th. të përfundosh një punë, por edhe shprehja ironike “si qershia në tortë”, që nënkupton një gjë që duket si me rëndësi por që në thelb, nuk është e tillë, etj.
Për qershinë kanë shkruajtur gjithë pasion, Jan Jacque Rousso tek “Idili i qershive”, Oscar Wilde tek “Portreti i Dorian Gray”, Robert Graves “Koha e Vjeljes së qershive”,  Anton Çehov “Kopshti i qershive”, etj, por edhe ne në Korçë, kemi një prej këngëve më të bukura të serenatës Korçare të titulluar,“Kur vjen behari, çel qershia” , këngë kjo që besoj se nuk ka korçar, që të mos e dijë.
*
Historikisht në kohë, për qarkun e Korçës, përshkruhen tre lloj qershish të vëndit me emrin Belica. Së pari, Belica e zezë, e cila ishte e përhapur në Korçë, Pogradec, Leskovik dhe Përmet. Kjo përshkruhet me frut ngjyrë të errët, me tul të lëngshëm, të shijshëm dhe relativisht, e vonët. Pema përshkruhet me kurorë të madhe dhe prodhuese.
Belica e Kuqe, e cila quhej edhe e Leskovikut, jepet me ngjyrë të kuqe të çelur, të lëngshëm, të butë e të shijshëm ndërsa,Belica e bardhë, në pjekje jep frut ngjyrë të verdhë, të vogël, me bisht të gjatë dhe tul të butë. Kjo Belicë konsiderohet edhe si pjalmëzuese e mirë.
Ndërkaq në literaturë jepen edhe këto lloje të introduktuar në zonën e Korçës: soji Drenova (Durone nero di Vignolo), me pjekje të hershme, frut të madh, ngjyrë të shndritshme të errët, shije të ëmbël-majoshe, soji Limonka –Budallaçka i vonët, me fruta të mëdha, ngjyrë të kuqëremtë në të verdhë, prodhon shumë dhe ka vlerë për gliko. Së fundi, përmëndim edhe sojin Prespa (Bigaro Burlat) që është i hershëm, me fruta të mëdha, në formë zemër, ngjyrë të kuqe, etj.

Nxjerrë nga punimi me titull:
"Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve
të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës."
Përgatiti:  Dr. Ilia V. Ballauri
94 fq. 2011. 
 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Meteorologji: Mbi mesataren vjetore të reshjeve, në qarkun e Korçës

Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit...

» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit

Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE6/31 - Struktura gjeologjike e kurorës rrethuese, të lartësive rreth e qark Fushës Korçës.

 Duke filluar prej veriut, (e pastaj lindje, jugë, perëndim, veri), përreth, lartësitë që ngrihen mbi Fushën e Korçës, kanë këtë përbërje gjeologjike: 1) Kodrat pas Petrushës, ato të Grabovicës dhe deri tek Mali i Thatë, janë argjile e konglomerate ranore, të sistemit neogjenik. 2) Mali i Thatë, Mali i Ivanit, deri në...

» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.

Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...

Share