Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh.
Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin monedha polake apo çeke të cilat kishin në reliev, një luan (trq. asllan). Asllani kishte thuajse të njëjtën vlerë me groshin. Në foto jepen, një grosh i vjetër gjerman dhe një asllan çek.

Lexojeni të plotë tek,  KE4

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE4/29 - Pastiçeritë dhe restorantet e Korçës rreth vitit 1910.

Pastiçeri në Korçë në këtë kohë, kishin:Vëllezërit Dh. Bika,Evangjel Gjika,Kristo Lubonja,A. Mihail,Gjergji Mihail,K. Mihail,Anastas Tahula.Restorante në këtë kohë, kishin:Vasil Ilo,Mihail Pando,Vëllezërit Çingo. 

» KE7/5 - Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, gjatë shek. 16-19-të

 Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:Barra, e cila kish 100 okë.Killa, e cila kish 50 okë.Shiniku, që kish 20 okëTagari, që kish 10 okë.Karroqja, që kish 5 okë.Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado,...

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

 ... E pra, gjeometria dhe arithmetika, si dhe dijet e tjera teorike dhe shkencore merren me disa gjëra (objekte studimi), ndërsa filozofia trajton të gjitha llojet e objekteve, mbasi filozofia lidhet me të gjitha objekt...

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura....

Programi mësimor i klasës së katërt i Mësonjëtores së parë shqipe, për djem dhe vajza, në vitin shkollor 1888 – 1889. Lexim e shkrim shqipHistoria e botës, popujt e lashtëDituriZoologjiFizikëMuzikëVizatimKorrespondenc...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC