Poezi nga Anakreonti, shek. 6-të para Kr., zgjodhi dhe shqipëroi Ilia V. Ballauri.


Natën sikur isha i shtrirë,
Mes qejfeve, thell’ i përpirë,
Mes shtrojash, ngjyrë të kuqe,
Mes bukuroshesh, si burbuqe.

Sikur un’ ngjisja, me perëndinë,
Dhe s’kisha lidhje, me njerinë,
Sikur më puthnin, më shtrëngonin,
Vajzat, që në mënd më shkonin.


Dhe ja! Sikur në lojë me të qeshur,
K’to bukuroshe gjokseshveshur,
Në një çast i ekzaltuar,
Renda plot zjarr, për t’i kapluar.


Por ja! Në çastin që bëra t’i kap,
T’i puthja fort si t’zëna në lak,
Më doli gjumi, fluturak,
Bah! thashë, qënkam bërë plak!


Mbylla sytë, gjumin, dëshirova,
Të shihja ëndrrën, u shtrëngova,
Zëmër thyer, ëndrrën kërkoja,
Vajzat, që dikur i doja.


Zhgenjimi_i_Anakreontit

Zhgënjimi i Anakreontit, v. 1754.
Joan Heinrich (i vjetri)

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...

» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).

(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...

» MZ - Gjenetika -Aftësitë muzikore sidhe aftësi të tjera dhe lidhja e tyre me trashëgiminë gjenetike.

Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë...

» MZ: Poezia - Shega e Kopshtit.

Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. BallauriBotuese UEGEN, 2010. Tirane:Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen: Egjipti i...

  Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji,Të fitojë zemrën nuk ësht’ lozonjare,Veshur fshatçe, as të sillet nuk di,S’di si thithen vështrimet tinzare. ...

  Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli * Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim. Aristoteli * Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nu...

  Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë ...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC