Unë që jam rritur jetim, që pata një baba të sëmurë në shtrat qysh kur isha 7 vjet dhe që mbeta edhe pa të në moshën 11 vjet, mund të them se një nga çastet më të vështirë të asaj fëmijërie tepër të rëndë, ka qënë kur, teksa loznim në rrugë, ndodhte që ndonjë i rritur, siç ishim grup me pantallona të shkurtëra dhe me top në dorë, na pyeste, siç dhe pyesnin në ato kohë, i kujt je dhe ku të punon babi. Kjo pyetje, për mua që nuk kisha baba ishte shumë e rëndë. Edhe sot e kujtoj sesa ngushtë ndodhesha në një çast të tillë. Akoma edhe sot e ndjej në shpirt brengën dhe mundimin e kësaj pyetjeje. Ç’të thesha, që s’kam baba, pse, si, kush, kur, cili, qysh, … të gjithë pastaj shokët harroheshin dhe unë mbetesha viktima e pyetjeve pa fund. Mbaj mënd se pyetjeve të tilla therëse, ju përgjigjesha me zë të mekur, kokulur, i skuqur dhe i turpëruar, i zënë në faj, gati thuajse duke qarë, etj., ndërsa shumë herë të tjera, largohesha dhe shkoja mënjanë duke pranuar vetminë. 
Ndërkaq në vegjëli, dy kanë qënë librat e mi më të dashur që flisnin me respekt për jetimët dhe që i desha fort dhe i lexoja vazhdimisht: Zemra, shkruar prej Edmond de Amiçis dhe Djemtë e rrugës Pal, prej Ferenc Molnar.
Vitet shkojnë dhe tani jam një burrë i thinjur me flokë të bardha, u rrita jetim dhe vetëm me sakrificat e një nëne të ve, që na desh shumë, u rrita me vështirësi që s’thuhen dhe që ata që më njohin dhe që mund tu bjerë rasti t’i lexojnë këto rreshta, ndofta do të thonë edhe më shumë të tjera. Jeta me sa e ndjej më sprovoi, mirë e mirë.
Dhe ja tani në këtë moshë, teksa lexoj dhe shqipëroj Homerin, mu kujtuan përsëri vitet time të largëta, të asaj fëmijërie prej jetimi që unë u rrita.
Vargjet që po sjell më poshtë i kam shqipëruar prej Iliadës.
Është çasti kur, Andormaka sheh prej bedenave të Trojës, Hektorin e vrarë, të lidhur pas karrocës së Akilit tek tërhiqej zvarë dhe kuptohet, ajo pasi humbet ndjenjat për disa çaste, shkrehet më pas në një dënesë të papërshkruar. Fjalët e saj për Hektorin e vdekur janë madhështore dhe po të tilla madhështore janë edhe ato që ajo thotë për birin e saj, që tashmë mbeti pa baba, jetim përgjithmonë.
Le t'i dëgjojmë këto të fundit. (Iliada. rapsd. 22 vrgj origj. 486- 498.)

…………………
Dita kur një fëmijë mbetet jetim, pa babë,
e bën atë të përbuzur, të ofenduar, të buzëplasë,
dhe kundrejt bashkëmoshatarëve,
më të tërhequr, më të ngratë.
Gjithmonë ai do të jetë kokulur, i përbuzur, i pa begenisur,
i lënë mënjanë prej të gjithëve, i braktisur.
Dhe kështu,
jetimi, vjen rrotull herë këtej, herë andej, duke qarë,
ku të zerë ndonjë prej shokëve, që i ati kish më parë,
prej kitoni apo prej veshjes, atë duke e ndukur,
duke ju afruar, ngrohtësirë duke i kërkuar, atij duke ju lutur,
dhe ky pastaj, po qe se e mëshiron,
i jep të pijë, një kupë,
me të cilin jetimi, vetëmse buzët paksa i njom,
dhe nuk pi, nuk ngopet, më kot lutet, kërkon.
Jetimin gjithmonë,
vëllai thjeshtër që me të ron,
apo, ai fëmijë që me prindërit e gjallë gëzon,
prej sofrës qoftë njëri qoftë tjetri, e dëbojnë,
duke e goditur, duke e përbuzur,
duke i thirrur dhe prapë edhe me kaq s’mbarojnë,
derisa tutje prej tryezës e shtyjnë, e largojnë,
derisa më në fund edhe me këto fjalë e poshtërojnë:
“Gremisu që këtu, në sofrën tonë ç’kërkon,
yt atë nuk ha më, është i vdekur nuk rron!”
Dhe kështu pastaj, fëmija jetim i kthehet përsëri, nënës së ve të gjorë,
dhe ajo e kap, e ngre në krahë, a e merr atë për dore.
………….

 
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ/Poezia - Homeri mbi kapjen në flagrancë të pabesisë bashkëshërtore.

 Â Për herë të parë, nuk ka qënë njeriu por perënditë që kanë dashuruar vjedhurazi duke shkelur besën bashkëshortore, kështu thonë mithet dhe kështu thotë Homeri, tek rapsodia e 8-të e Odisesë. Perëndia e bukurisë femërore, e dashurisë, e të shtriturit në shtrat, Afërdita (ose Venusi, për latinët), e pa përmbajtur...

» MZ - Sport - Homeri, Iliada.

Mbi garat sportive të zhvilluara 3196 vjet më përpara, sesa Olimpiada e vitit 2012, që u zhvillua aq bukur në Londër. (Nxjerrë prej Iliadës së Homerit.)Olimpiada më e fundit, më moderne që u zhvillua në Londër dhe që ishte kaq e bukur dhe kaq madhështore, të gjithëve na ka mrekulluar. Të mos e fsheh, mua më emocionoi së...

» MZ - Morali i pushtetarëve - Ja përse Homeri është aktual edhe sot.

 Pushtetari ka për detyrë t’i justifikojë privilegjet, përpara popullit të vet, me vepra.  Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur,...

» SHJT - Të lutem, z. George ...

 Të lutem z. George, … të lutem respekto, mundin dhe djersën  time të bërë për shumë e shumë vite me rradhë, respekto punën, sakrificat, netët pa gjumë, mëngjeset me hënë, jetën që kam harxhuar, shëndetin që kam prishur, mënjanimin e familjes dhe të fëmijëve të mi, për të shqipëruar unë Ilia V. Ballauri nga Korça,...

» MZ - Poezia - Homeri: Iliada, Rapsd. II-të, (vargj.orgj., 278 - 332)

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...

  Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut.  - J.W. Gëte Ah! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, - më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha. ...

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast...

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake fran...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC