Nje_jete_nis

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,
Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,
Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,
Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!


Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,
Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.
Kjo pra është fara, mbrujtja e Perëndisë,
Misteri i jetës, parabola e pafundësisë.

 

G. S. Galbraith.

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» BK/SHJT - Folklor - Mihal Gora (c1700 - 1790): Poema e zisë së bukës në qarkun e Korçës, v. 1740

I (1 - 4)Ati ynë, që në qiell lart qëndron, mos kujto, se goja më gabon,mos kujto se flas pa menduar,mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.E pafuqishme është fjala, e thatë,nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,nuk mund, të shprehë, të rijapë,ato rrethana...

» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.

Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...

  Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i...

  Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë. Sokrati *Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere k...

     Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mes...

KorçaPedica është një site (pra, një vend ose një hapësirë elektronike), me informacion enciklopedik për Korçën dhe trojet për rreth saj. Qëllimi i këtij site, është pak i çuditshëm dhe i vështirë për tu arritur, d.m.th. qëllimi ynë është të ecim kundër rrjedhës së Kohës dhe të ruajmë prej kafshimit të saj, ç'të mundim, ...  të hedhim pra bazat që të krijohet një kujtesë me natyrë enciklopedike për Korçën dhe trojet rreth saj, duke evidentuar, fiksuar dhe shpëtuar, gjithçka që mendojmë se ia vlen të mos humbasë. Ndërkaq një informacion enciklopedik më i reduktuar për Korçën dhe trevat rreth saj, jepet edhe tek revista, "Korça Encyclopedica" (e cila botohet si printed book). Këtu, lidhur me këtë revistë, për çdo numër jepet përmbajtja sinoptike si dhe disa prej artikujve, tek një seksion më vete i titulluar, Korça Encyclopedica - Revistë.  

Deluxe News Pro - Copyright 2009,2010 Monev Software LLC