MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
“A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?”
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.

karvanet2 Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës.

Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.
Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke shfrytëzuar skelën e Vlorës. Kish itenerar direkt dhe karvanet shkonin e vinin Korçë – Vlorë, duke shpënë mallra për eksport dhe duke sjellë mallra nga importi, (Venetiku dhe më gjërë) për nevojat e zonës.

Berati lidhej si me Durrësin ashtu dhe me Vlorën, madje me këtë të fundit kish më tepër dhënie marrje.

Itenerari i më poshtëm ndoshta është qysh në kohët e Bizantit.

Nga Vlora karvanet shkonin, nëpër Babicë, kapërxehej Shushica, në Picar, në Armen, kalohej Vjosa në Murtajas, në Selishtë, Hekal, Ballsh, Aranitas, kapërxehej Gjanica, qafa e Sinjës, në Bolinjan, në Velebisht e pastaj në Berat.

Prej Berati ndiqej ana e djathtë e Osumit, arrihej në Vodicë, ngjitej në pllajën veriperëndimore të Tomorit, dilej pastaj në Qafa e Dardhës, zbritej për në Trovë (Tomoricë), në Ostin, në Romas, kapërxehej lumi i Tomoricës, dhe hidhej në Dobrenj. Prej këtu ngjitej pastaj në Guri i Prerë që ishte një pikë shumë e njohur dhe me plot ngjarje sidomos për voskopojarët e vjetër (Këtu ishte dikur kufiri midis zonës së Beratit dhe asaj të Voskopojë-Korçës, këtu ishte për një farë kohe edhe kufiri midis pronave të Ali pashë Tepelenës dhe Kurt pashë Beratit). Nga Guri i Prerë shkohej pastaj në Dushar, në Protopapë dhe dilej më pas në Voskopojë.
Nga Voskopoja rruga shkonte pastaj sipas prroit të Gjonomadhit, në Voskop dhe arrinte përfundimisht në Korçë.
Mallrat që eksportoheshin ishin: lesh në sasira të mëdha, stofra të trasha, mbulesa të trasha leshi, punime prej lesh dhie, velenxa, fije, lëkurë, lëvozhgë valanidhi, dyllë, safran, duhan etj. Një material burimor francez thotë se, në vitet 1300 - 1400 nga zona e Korçës për në Vlorë eksportohej dhe mëndafsh. [? Të ketë lidhje kjo gjë, me manat e fshatrave në afërsi të qytetit dhe në rrëzë të vargmaleve të Moravës ?]
Mallra që importoheshin ishin: pëlhura dhe stofra venetikase, sheqer, kafe, sende hekuri, xhame, prodhime majolike, letër për shkrim, libra, pëlhura mëndafshi të qëndisura me ar, kadife, pambuk, tel hekuri, plumb, bakër i parapunuar, etj.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

» KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje

J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718). Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet. 

» KE7/5 - Mbi masat e peshës të përdorura në trevat e Korçës, gjatë shek. 16-19-të

 Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:Barra, e cila kish 100 okë.Killa, e cila kish 50 okë.Shiniku, që kish 20 okëTagari, që kish 10 okë.Karroqja, që kish 5 okë.Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado,...

Share