MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

 

Sistemi i sigurimeve shoqërore në Korçë, njihet prej mëse 100 vjet përpara. Kështu për sigurimin e jetës më 1911, në qytetin tonë funksiononin këto tetë shoqëri sigurimesh:
Amivea” ose Sigurimi Reciprok, që kish për agjentë sigurimi, të jetës, vëllazërinë Mangoleci.
Ankara”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Spiridhon N. Bimblin.
Anatoli”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Minella Manon.
Victoria – Berlin”, që kish për agjentë sigurimi të jetës, vëllazërinë Kristo Bimbli.
Gresham”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Grigor A. Filipin.
Lawgar”, që kish për agjent sigurimi të jetës, vëllazërinë, N. Ceci.
New – York”, që kish për agjent sigurimi të jetës, Vasil Kondin.
Union”, që kish për agjent të sigurimit të jetës, Vasil Kondin.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

» KE6/24 - Mbi depërtimin e modës kineze, gjysëm ushtarake gj/ puntore, në veshjen e burrave vitet 70

Lexojeni të plotë tek, KE6/24

» KE8/10- N. Bulka përshkruan strukturën socale të Korçës në v. 30 bazuar ... tek biletat e kinemasë.

 Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).Shënim: Për të...

» KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967

 Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk....

Share