MZ - Aforizmë:

Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha,  … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?

Barbara Sizemore (1927 – 2004),
afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.

 

(Shënim: Për hartimin e këtij hulumtimi jemi bazuar kryesisht tek bot. „Esnafet Shqiptare“ aut. Z. Shkodra. Akad. Shkenc. Shqipërisë, 1973, fq.89 - 106.)

Përfitimi dhe ushtrimi i një profesioni, i një mjeshtërie të caktuar, apo një zanati, më parë, në kohën e pushtimit turk por edhe më pas, deri aty nga mesi i shekullit të 20 –të, ishte një proçes i vështirë që, në një farë mënyre ose në një tjetër, vazhdonte gjithë jetën dhe vazhdonte kryesisht në këto tre faza: të çirakut, të kallfës dhe të ustajt.

A) Çirakët.
Qysh fëmijë, djemtë e vegjël duke filluar që në moshën 10 vjet (a pak më tepër), hynin si hyzmeqarë, apo çirakë, apo shegertë të vegjël, ose nxënës tek një usta, për të filluar të mësuarit e një mjeshtërie, p.sh. atë të opingarit ose të zdruktarit, ose të bakallit, etj, etj.
Marrja e nxënësit në dyqan, bëhej me pëlqimin e esnafit (organizatës apo shoqatës p.sh. të zdruktarëve). Kështu, në rregulloren e bakajve të Voskopojës, të vitit 1779, thuhej shprehimisht se: “ … kur ndokush ka nevojë për hyzmeqar (çirak) duhet që mjeshtri (ustai), së pari ta pajtojë atë përpara rufetit  (shoqatës), pastaj ta futë në dyqan, …“.
Të dhënat tregojnë se bijtë e ustallarëve e kalonin lehtë këtë çast, pra pranoheshin si çirakë pa shumë probleme. Kjo tregon se një pjesë e zanateve ishin  kthyer, në traditë familjare.
Ndërkaq, ustai që pranonte një çirak e regjistronte atë në regjistrat e esnafit dhe për të (çirakun), paguante edhe një taksë të caktuar, ndërsa çdo usta, që merrte çirakë në mënyrë jo të rregullt, të pa ligjshëm, të fshehtë, dënohej.
Pajtimi i çirakëve bëhej një herë ose dy herë në vit. Në Korçë çirakët merreshin më 8 shtator (ditën e lindjes së Shën Mërisë), ndërsa në Elbasan dhe në Shkodër, ditën e Shën Gjergjit.
Sipas një fermani të Sulltanit (v.1773) thuhej se, “… çiraku duhet të mësojë tek ustaj, ta respektojë këtë, të jetë i urtë dhe i dëgjuar …“. Pa plotësuar këto kushte, çiraku nuk mund të bëhej usta.
Për pranimin e çirakut kish edhe një sërë kërkesash të heshtura morale, si ndershmëria dhe besa, apo kërkesa fizike e mendore, si pamja apo mos patja e difekteve trupore (ceneve), forca fizike, zgjuarsia, etj.
Me dorëzimin e çirakut, ustai për të konsiderohej si prind, madje më i ashpër, më tepër i plotfuqishëm, aq sa që mund ta rrihte, pa masë, vetëm të mos e dëmtonte fizikisht. Sipas një tradite shumë të vjetër, ustai kur e fut’te çirakun për herë të parë në dyqan, ja përplaste tre herë kokën këtij, tek pragu i dyqanit.
Në shumicën e rasteve, prindërit e çirakut paguanin tek ustai një sasi të hollash ose, prodhime në natyrë. Jetimët që nuk ishin në gjëndje të mirë ekonomike nuk paguanin. Megjithatë çirakët përfitonin sasira të vogla të hollash prej të dhënave si bakshishe prej klientëve gjatë shërbimeve të ndryshme, por edhe kjo gjë ishte në vartësi të profesionit  që çiraku mësonte.
Çirakllëku vazhdonte për 1001 ditë ose për rreth tre vjet.
Pasi çiraku kish përvetësuar, njohuritë apo elementet bazë të profesionit dhe ustai kish krijuar bindje për këtë gjë pra se ai mund të punonte në profesion, pa probleme, pasi kërkesa e të riut ishte parashtruar tek pleqësia e esnafit, me një ceremoni, pasi çiraku puthte duart e udhëheqësve të esnafit, ai shpallej kallfë, që ishte një shkallë pak më përpara sesa niveli i ustait.

(Vazhdon: b) Kallfët dhe c) Ustallarët
Shih të plotë artikullin tek KE9.)

Rrotaberesi
Rrotabërësi, gravurë: N.J. Luyken 1649 -1712

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE12/9 - Tregtarë të lëkurërave në Korçë më 1911.

Në çastet e rrënies së pushtimit osman pra në v. 1911, në Korçë ishin këta tregëtarë që mereshin me tregëtimin e:a) lëkurëve të papërpunuara,Kristo Geçi,Theodhos Harallambi,Joani Lito,Th. Pepo,Dhimtri A. Skëndi dhe bijtë.Thoma Çekani.b) lëkurërave të përpunuara,Vëllazëria Ballauri,Spiro Bimbli,Dhimitri A. Skëndi dhe...

» KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...

» KE4/34 - Qëndra të vjetra tregtare në Korçë, që dikur kanë ekzistuar dhe që sot janë zhdukur.

Bezesteni.Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan,...

» KE2/38 - Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë që tashmë janë zhdukur.

 Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me  trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e...

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

Share