MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:

 “… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të tretës. Të gjitha këto kodra lartësohen pra në lindje të Korçës. Duhet thënë se ka të tilla edhe për nga ana e veriut në vazhdim deri në fshatin Melçan … .

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/22- Histori - Demografi - Mbi popullsinë e qytetit të Korçës për gjatë 500 vjt. (1431-1927)

1) Sipas rregjistrit turk të Korçës dhe Përmetit të vitit, 1431 – 1432, Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi dhe fshati Peshkëpi ngjitur me të numëronte 71 shtëpi, pra gjithsej 97 shtëpi. Duke llogaritur familjen e asaj kohe me të paktën, rreth 7 pjestarë, del se me afërsi Korça në atë kohë kish rreth, 700...

» KE5/29 - Mbi lagjet e Vithkuqit të dikurshëm

 Në vitin 1792 dhe më pas në Vithkuq ka patur këto lagje apo mëhalla:Borisht,Tataç,Llasi,Qyrsa,Syrbashi,Krekasi,Saraçi,Rusasi,Palasi,

» KE5/3 - Lumi i Devollit

    Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës,...

» KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës

Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...

» BK/SHJT - Mbi popullsinë e disa qyteteve në fillim të shek.15 dhe shek.16, krahasuar me Korçën.

Sipas  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e...

Share