MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.



Poezi nga Anakreonti, shek. 6-të para Kr., zgjodhi dhe shqipëroi Ilia V. Ballauri.


Natën sikur isha i shtrirë,
Mes qejfeve, thell’ i përpirë,
Mes shtrojash, ngjyrë të kuqe,
Mes bukuroshesh, si burbuqe.

Sikur un’ ngjisja, me perëndinë,
Dhe s’kisha lidhje, me njerinë,
Sikur më puthnin, më shtrëngonin,
Vajzat, që në mënd më shkonin.


Dhe ja! Sikur në lojë me të qeshur,
K’to bukuroshe gjokseshveshur,
Në një çast i ekzaltuar,
Renda plot zjarr, për t’i kapluar.


Por ja! Në çastin që bëra t’i kap,
T’i puthja fort si t’zëna në lak,
Më doli gjumi, fluturak,
Bah! thashë, qënkam bërë plak!


Mbylla sytë, gjumin, dëshirova,
Të shihja ëndrrën, u shtrëngova,
Zëmër thyer, ëndrrën kërkoja,
Vajzat, që dikur i doja.


Zhgenjimi_i_Anakreontit

Zhgënjimi i Anakreontit, v. 1754.
Joan Heinrich (i vjetri)

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezia - Muzika: Vargje të Sergej Eseninit, të kënduara vite më parë, me kitarë në Korçë.

 Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam...

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» BK/LA - Muzika - Prosopografi - Abazi

 Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e...

» MZ - Poezia - Homeri: Iliada, Rapsd. II-të, (vargj.orgj., 278 - 332)

Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

Share