Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





Gjenealogjia_-_Bach Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë gjenetike me aftësitë muzikore, gjendet edhe tek familjet e Mozart-it dhe të Weber-it, madje edhe tek, familjet e Bethoven-it, Brahms-it, Schubert-it, Wagner-it, List-it. Gjithashtu, aftësitë në pikturë, konstatohen veçanërisht tek familja Ticiani, ku gjenden 9 piktorë të shquar, po ashtu edhe tek familjet e Rafael-it, e Durer-it dhe Moritz-it. Për më tepër, familja e njohur, Bernulli (njohur për ligjin e dinamikës së lëngjeve të quajtur ligji Bernulli, apo për ligjin e numurave të mëdhenj, Bernulli, etj.) shquhet për trashëgimi të aftësive në matematikë.

Këtu paraqitet një fragment nga gjenealogjia e e familjes së Johan Sebastian Bach.
Me ngjyrë të zezë, paraqiten indivdët me aftësi për muzikë dhe me ngjyrë të zezë, rrethuar me një rreth, paraqiten individët që shuhen në muzikë. J S. Bach, paraqitet me rreth të madh.

Nxjerrë prej: O. Schmeil
Der Mensch, fq.136
Heidelberg
1962
Përktheu: I. V. B.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» BK/LA - Safo, poezi

Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,Safo, shek. 6-të para Kr.Shqipëroi: Ilia V. BallauriËsht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.Oh mua, e jotja...

» BK/LA - Poezi - Sofokliu, Arkilolu, Anakreonti

Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri, Sofokliu, Antigoni vrg.780-800.Eros që kurrë nuk mundesh,që kurr nuk qetsohesh,Ti që shigjeta derdh rebesh,dhe shigjetë s’të shkon huq,ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,

» BK/LA - Muzikë - Histori - Program Muzikor i Shoq. Lyra, 1929

Nxjerrë nga, Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçës, 1800 -1940, etj. 

» BK/LA - Homeri - Iliada

Perëndesha Hera bën tualetin e saj.Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.Shqipëroi: Ilia V. Ballauri(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë. Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha...

Share