MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

 

Fasulja (Phasoelis vulgaris)
Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë bimë.
Ja disa të dhëna përshkruese për sojet e fasuleve të zonës tonë. Më 1958 përmëndet soji, Fasulja e Korçës, për të cilën theksohej se ish varietet vëndi, me kokër të bardhë, të rrafshtë, të gjatë. Përmëndet pastaj fasulja Eçmenik, kacavjerëse, gjysëm e vonët, me cikël bimor 117 ditë, vetpllenuese, me bishtaja shpatë, e verdhë, me kokër në formë veshke, ngjyrë të bardhë. Përmëndet ajo e Leshnicës, kacavjerëse, e hershme, me cikël bimor 107 ditë, vetpllenuese, bishtajë si shpatë, ngjyrë të verdhë në gri, kokër si veshkë, të zezë. Një vënd të veçantë këtu ze edhe fasulja pllaqi, Phaseolis vulgaris multiflorus coccineus, dhe konkretisht soji, Vigane e Devollit, kacvjerës, i vonët, me cikël bimor 122 ditë, vetpllenuese, me kokër të madhe të bardhë.

Thjerrëza
(Ervum Lens)
Kërkimet arkeologjike të bëra në vëndbanimin prehistorik të Maliqit, tregojnë se kjo bimë kultivohej në trevën e Korçës qysh rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa të dhënat e vitit 1972, thonë se kjo bimë (thjerrëza, në gjuhën e Korçës quhet grosh), kultivohej kryesisht vetëm në Korçë. Megjithatë, ndonëse thuhet se tek ne gjendet në dy forma Ervum lens macrosperma (kokërmadhe) dhe Evrum lens microsperma, (kokërvogël) përsëri nuk është identifikuar dhe përshkruar ndonjë populacion i caktuar. Në këtë aspekt mund të thuhet se, ende ka akoma kohë, për të bërë diçka.

Koçkulla
(Lathyrus sativus)
Më 1972, përmëndet në literaturë se koçkulla mbillej në Korçë dhe se për dorej për kafshët si kokër ose si njomishte, ndërsa si ushqim për njeriun përdorej mielli i koçkullës që përziehej me atë të grurit për bukë. Nuk jepen të dhëna për ndonjë populacion a soj.


Nxjerrë nga punimi me titull,
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve
të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës,
autor dr. Ilia V. Ballauri
94 fq. 2011


fasulja

Thjereza

Kockulla


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE3/1 - Gështenjat e Pogradecit

 Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë...

» Aforizma - Për kopshtet

 “Zoti fuqiplotë fillimisht krijoi kopshtin…freskimin më të madh të shpirtit të njeriut.Pa kopshte,pallatet dhe ndërtesat,s’janë gjë tjetër,veçse punë të trasha, të dorës së njeriut.”Francis Bacon(1561-1626)*“Dhe kështu…… Zoti në lindje të Edemit,mbolli një kopshtdhe aty pastaj,vendosi njeriun, të cilin ai e pat...

» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë

Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

Share