MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.

Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton erosin, një ëngjëll-djall, të vogël, të plotfuqishëm, që hedh në prush këdo, që gjuan me shigjeta dhe vret, s’pyet si mbret, etj, etj, krahasime këto aq cilësore, që janë për tu admiruar së tepërmi. Meqënëse në tekst ka disa arkaizma, le ta dëgjojmë atë, fare lehtë të përmirësuar, sipas gjuhës së sotme:


Dashuria është djallush,

Hedh në prush,
Cilëkush,
[Që] do guxojë t’a trazojë,
Mjer ai që kërkon, nga puna ta ndalojë.

Merr shigjetën edhe vret,
As pyet, si një mbret,
Që do gjithë ta dëgjojnë,
Plag e tij s’mbyllet shpejt dhe barnat se shërojnë.

(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
Vajzat e bukura,
Faqet pa puthura,
Andej këtej kërkojnë miqtë,
Duan të lòzinë,
Të qèshinë.

Zemrat hapen atë çast,
Dhe me gas,
I nagas,
Dashurinë të këndojnë,
Vajza djem, gjithë tok dhe buzët të bashkojnë.

Gjoks i çelur kundërmon,
Dëshiron,
Dhe kërkon,
Të puthet me dashurinë,
Jashtë do të dalë se për pak i pëlcet gjinë.

(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
…………
…………


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Muzika - Histori - Eno Koço, Kënga karakteristike korçare

Kënga karakteristike korçare.Ky libër me 72 faqe + dokumenta, shënime muzikore, partitura, tekste, afishe koncertesh, çfaqjesh etj. flet për: Muzikën në Korçë gjatë shekujve të 19-të, dhe të 20-të,Thoma Nassin (1892 - 1964) dhe bandën Vatra,Këngën karakteristike korçare,Këngët e Th. Nassit dhe kënga karakteristike korçare,...

» BK/LA - Safo, poezi

Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,Safo, shek. 6-të para Kr.Shqipëroi: Ilia V. BallauriËsht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.Oh mua, e jotja...

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

» KE6/1 - Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë.

1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë ishin:Perikli TeneqexhiPandeli KostandiniThemistokli Gjeorgji.2) Ndreqësa armësh: Vëllaz. Theohar KondakçiKoço PeristeriEvthim PeristeriTheohar Filipi.3) Thika bërësDhimitër Samarinioti.Në këtë kohë, në Korçë kish gjithashtu edhe një agjensi të...

» MZ - Poezia: K. Kavafi, "Qirinjtë"

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....

Share