MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
“A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?”
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Sheshi Varosrmarty në Budapest dhe familja Lika prej Voskopoje.

Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish...

» KE1/30 - Orët (sahatët) e Korçës.

Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.   Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë...

» KE10/16 - Histori - Baroni S. Sina prej Voskopoje dhe Akademia e Shkencave të Hungarisë.

 Fjala e Baronit S. Sina prej Voskopoje përpara akademikëve dhe shkencëtarëve hungarezë.  “Të nderuar anëtarë të shoqatës hungareze të shkencëtarëve. “Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha mbi Botën jo shpirtërore të...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

» MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë. Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11Shek. IV para Kr.

Share