MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala

Asy como la sombra nuestra vida se va,
que nunca mas torna nyn de nos tornara.

Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,
për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.

Pero Lopez de Ayala

 

Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.
Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe kishin sjellje më humane, më të sinqerta, dhe, për rrjedhojë, ishin edhe më tolerantë ndaj qesëndisjeve reciproke. Ata njihnin mirë njëri tjetrin, të mirat dhe të metat e tyre, dinin veset, huqet, zakonet, difektet, hallet, shqetësimet, gëzimet, etj. Humori në Korçë ishte një mënyrë kolektive argëtimi për gjithë shoqërinë dhe pritej gjithmonë me interes dhe dashamirësi të veçantë.
Në humorin korçar shpesh qesëndiseshin, ironizoheshin, viheshin në lojë, gjithçka që mendohej se ja vlente të tallej sidomos situatat e ndryshme të jetës së përditshme të qytetit. Me bejte, nofka e batuta, tepër të goditura sillej kështu në shoqëri, një humor shumë і këndshëm.
Kjo gjë bëhej mjaft e bukur dhe tërheqëse sidomos gjatë mbledhjes së shoqërive, kur humori shoqërohej me këngë, kitara e mandolina.
Ja një rast і tillë, і një pjese të një kënge humoristike korçare relativisht të vjetër, që këndohet në formë potpurie akoma edhe sot. 

Pandi buçka, bre vëlla,           
Qe çirak u bë usta,                     
Kapital na vuri shumë                
Treqind kunguj përmbi lumë.
Ky ortaku, Nesti derri,                  
Nga inati pula therri,                    
Me oriz na і gatoi,                        
Pesë lek pjatën na і çmoi.
Na u mblodhën gjithë hamejtë
Që të hanë nga një pjatë
Helbete se qe e mirë
Ku do gjenin më të lirë.                 
Etj, etj.

 

(Nxjerrë prej: Një dritare në historinë e muzikës në Korçë, 1800 – 1940)

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Gjenetika: J.W.Goethe - Tparet që prej prindërve përftova, ...

 Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.Duke lënë mënjanë...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE12/1 - Histori: Kloni i kufirit, në kohën e rregjimit komunist.

 Çka më poshtë përshkruaj, mora shkas (I.V.B.) nga një foto, në fb-un, aq të dashur për korçarët, w.w.w.fb: Këtu mbledhim, material per Korçën, … . Fotoja në fjalë e vendosur aty më dt. 14.6. 2013, jep një pamje nga puna e dikurshme e grave të fshatit në të ashtuquajturin dikur, brez të butë të klonit të kufirit,...

» MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë. Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11Shek. IV para Kr.

» KE11/12 - Arkeologji: Mbi pitoset e lashtë të gjetur në anët tona.

 Pitose, quheshin në kohë të lashta, hambaret ose enët ku ruheshin apo konservoheshin produktet e ndryshme bujqësore, kryesisht drithrat, si gruri, elbi, meli, thekri, etj, por edhe farërat e bimëve të tjera bujqësore si, thjerrëzat, qiqrat, etj. Në këto enë ruheshin madje edhe uji,  vera, vaji apo edhe produkte të tjera ushqimore,...

Share