Poezi nga Anakreonti, shek. 6-të para Kr., zgjodhi dhe shqipëroi Ilia V. Ballauri.
Natën sikur isha i shtrirë, Mes qejfeve, thell’ i përpirë, Mes shtrojash, ngjyrë të kuqe, Mes bukuroshesh, si burbuqe.
Sikur un’ ngjisja, me perëndinë, Dhe s’kisha lidhje, me njerinë, Sikur më puthnin, më shtrëngonin, Vajzat, që në mënd më shkonin.
Read more...
(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.) … Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 26 vjeçare kreu konservatorin e New England-it në Boston për kompozim dhe drejtues orkestre dhe punoi si flautist jo definitiv me orkestrën simfonike të Bostonit. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Një kapitull më vete në jetëshkrimin e Thoma Nashit përbën formimi dhe dirigjimi i Bandës kombëtare “Vatra”, që nga 11 dhjetori i vitit 1916 dhe deri në vitin 1925… Ai dirigjoi orkestra të ndryshme frymore, dha koncerte, konkuroi në festivale dhe për shumë vite u muar me punë si mësues muzike duke punuar në qytete të ndryshme të Amerikës. (Kristaq Ll. Jorgji, Tempulli, nr 1.) …Thoma Nasi mbërriti në Shqipëri nga Amerika, tok me 120 vullnetarët e lirisë dhe bandën e tij muzikore më 1920. Ai qëndroi dhe punoi në Korçë deri më 1925, më pas ai u transferua në Tiranë ku themeloi Bandën Presidenciale Shqiptare. Në kryeqytet ai qëndroi vetëm një vit për tu larguar përfundimisht në Amerikë më 1926. Kontributi i tij për jetën muzikore të Korçës është i pashoq. … (Eno Koço, Kënga Karakteristike Korçare) … Profesor Nasi me shpirtin e vet plot dashuri për muzikën dhe shumë vullnet, nxiti dhe ndihmoi në formimin e koreve, të mandolinatave, si dhe në formimin e një orkestre të përsosur. … (Vasil A. Ballauri, Një Dritare në Histrorinë e Muzikës së Korçës, 1800 – 1940)
Read more...
Kënga karakteristike korçare. Ky libër me 72 faqe + dokumenta, shënime muzikore, partitura, tekste, afishe koncertesh, çfaqjesh etj. flet për:
Muzikën në Korçë gjatë shekujve të 19-të, dhe të 20-të, Thoma Nassin (1892 - 1964) dhe bandën Vatra, Këngën karakteristike korçare, Këngët e Th. Nassit dhe kënga karakteristike korçare, etj.
Eno Koço, librin e vet të mrekullueshëm e fillon me këto fjalë; "Dëshiroj të vë në dukje që në krye, që ky punim, "Kënga Karakteristike Korçare", ka qënë pjesë e doktoraturës sime me titull, "Kënga Lirike Qytetare Shqiptare në vitet 30", shkruar në anglisht dhe mbrojtur në Universitetin e Leeds - it. Kur botova, vitin e kaluar (2002) në Tiranë "Këng. Lirk. Qytet. Shqiptare në vitet 30", gjykova që kënga karakteristike korçare të mos përfshihej në të por të paraqitej si punim më vete, edhe pse fillimisht ishte menduar si pjesë integrale e disertacionit, Kështu disa nga personazhet, ..." etj, etj.
Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri
Dikur në treg, një djalosh trim, Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim, E shiste, dukej dore desh ta hiqte, “Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.
Read more...
Për rreth 25 vjet (a më tepër), në dekadat e vështira të viteve '60 e '70, në botën e vërtetë shpirtërore të rinisë së asaj kohe në Korçë, botë kjo që shfaqej fshehurazi e trazuar prej melodive e këngëve gjatë mbrëmjeve të dikurshme të vallëzimit, një rol qendror në qytetin e Korçës luajti fizarmonika e papërsëritëshme, rrëqethëse, vajtuese dhe sidomos virtuoze e Abaz Hajros.
Read more...
Poezi - pjesë nga Sofokliu, Akriloku dhe Anakreonti, zgjodhi dhe i shqipëroi, Ilia V. Ballauri,
Sofokliu, Antigoni vrg.780-800.
Eros që kurrë nuk mundesh, që kurr nuk qetsohesh, Ti që shigjeta derdh rebesh, dhe shigjetë s’të shkon huq, ndez, vë zjarr, bën faqet prush të kuq,
Read more...
Vangjush Tushi, për Vangjush Mion, viti 1960.Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë natyra.
[Ja dhe mendimi i vetë Mios, lidhur me këtë gjë]: " Kur je përpara natyrës shprehe me sinqeritet atë që ti ndjen, dhe pastaj, me siguri piktura ka për të dalë e bukur."
Peizazhi që paraqitet në krah, i Vangjush Mios, është punuar më 1934 dhe titullohet, Vjeshtë në Drenovë. Në vitin 1956 kësaj vepre ju dha çmimi i Republikës. Në të paraqiten, me gjithë koloritetet e veta, manat e Drenovës në vjeshtë, qielli i anëve tona, një tufë shqerrash tek kullosin, baresha e vogël, gardhi i fshatit, me një fjalë, bukuritë që i nostalgojmë që të gjithë.
Rrugica korçare është një vepër e preferuar e piktorit. Ajo edhe sot (viti. 1960) ndodhet në studion e tij: Nga e djathta një portë ngjyrë blë në të erët. Streha e saj lëshon hijen mbi rrugë. Drita e djellit që ndriçon shtëpitë e bardha bie në një pjesë të rrugës dhe të shtëpive dhe i mvesh ato me ngrohtësi. Dy plaka të ulura, mbi trotuarin e shtruar me gurë, me furkat në krah dhe drugën në dorë, tjerrin duke kuvënduar. Këtu atje ka njerëz, që ecin në rrugë. Nëpërmjet strehëve të shtëpisë duket qielli i kaltërt.Koment për pikturën në fjalë, të V. Mios, bërë prej Vangjush Tushit në vitin 1960.
Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç ka qënë botuar.
Këngë Lotimi.
Sikur të deshte zemra joteTë marë vesh k’të dashuriDo t’ja dëshmonin këto lotëQë derdhën çezma dhe mburim.
Po n’atë çast kur të kam parë Kur ushëtitëm sy ndër sy Ndjeva një plagë dhe një veçajë Dhe s’ëndërova veçse ty.
Read more...
Vasil A. Ballauri (Pregatitur Ilia V. Ballauri.) Libër - monografi, botuar me 2003, 106 fq. me foto, figura dhe dokumente. Shenim: Materialet e ketij libri i pat lene si doreshkrim Vasil A. Ballauri qysh, para 50 vjetësh. Puna ime (I.V.B.) qëndron vetëm në publikimin e tyre dhe në shtimin e disa komenteve. Tregon në formë kronologjike, historinë e muzikës së Korçës nga fillimet, deri në prag të luftës së dytë botërore. Këngët dhe kompozimet e para, ç’ishin sazet, mandolinatat, kantadat korçare, krijimi і bandës së qytetit dhe një përshkrim të hollësishëm të ngritjes dhe funksionimit të korit, “Lira”. Trajton përpjekjet dhe vështirësitë e përhapjes dhe zhvillimit të muzikës në Korçë, aktivistët, intelektualët, kontribuesit e apasionuar të muzikës në këtë qytet, botkuptimin dhe shijet artistike të tyre, etj.
…Mund të themi se në tërë Turqinë Evropiane të asaj kohe, Korça zinte një nga vendet më të shquara në drejtim të lëvrimit të muzikës. … Nëpër sokakët e Korçës së bukur, mbrëmjeve këndoheshin serenatat prej zërave më të zgjedhur... Këngë dashurie e trimërie, kurbeti e atdhedashurie, historie e melankolie, dëgjoheshin deri në orët e vona të mbrëmjes. Të tilla mbrëmje si ato të asaj periudhe, qyteti і Korçës nuk ka për të jetuar më. Ç'do gojë belbëzonte, nanuriste në vetvehte këngët korçare, një qytet і gjithi që këndonte, një qytet rini, një qytet і dashuruar, një qytet krenar për vetvehten.Të gjitha këto shkuan e vanë, po vallë a do të përsëriten më në historinë e këtij qyteti këto ndjenja kaq të bukura e fisnike?…. (Nxjerrë nga përmbajtja e librit)
Nxjerrë nga, Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçës, 1800 -1940, etj.
|
|