MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke buzët si qershi,
Falm’a dorën  e mos ri,
Se po s’ardhe do të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Me vështrimin si rrufe,
Falm’i sytë që mi fsheh,
Se po s’ardhe do të vij! 

O moj ti me sy të zinj,
Me ato lule rreth në bres,
Nëm një lule të mos vdes,
Se po s’ardhe do të vij!



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Vargje erotike bizantine: "Gërsheti i mplakur"

 Përse m’i përbuz të dobtat flokë,të mplakura, bërë gërshet me zor në kokë?Përse,m’i përbuz sytë që prej lotëve më janë zbutur,më janë tretur, më janë errur, më janë futur?Eh, këto pra lulëzojnë tani, me dhimbjen time,tallen, më përqeshin, ushqehen me shqetsimet.Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të...

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

» KE4/19 - Nastas Lakçe

Mirëbërës, korçar, lindi këtu dhe vdiq në Bukuresht më 1894. Kolonia shqiptare e këtij qyteti e zgjodhi kryetar të shoqërisë kulturore “Drita” e cila shtypi veprat e Naim Frashërit, Sami Frashërit, Jani Vretos, etj. Naim Frashëri i ka dedikuar më 1886 poemthin e bukur “Bagëti dhe Bujqësi”. Pasurinë e tij të madhe...

» MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

» MZ/ Poezia: Lulja - A. S. Pushkin

Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...

Share