MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 

Shqipëroi Ilia V. Ballauri


Më thon’ gratë lozonjare,
“Mbarove, Anakreont, u mplake,”
“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”
“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”


U them, “s’ka gjë, s’bëhem merak,
“Vërtet flok’ s’kam, por jam lavrak,
“Ç’pun ju prish, floku në m’mungon,
“Kur jam një trim, që trimëron?”

“E di fort mir’se ç’koh’ ka mbetur,
“Ndaj dorë, hoqa në të fjetur,
“E ju vij qark, mos ju humbas,
“Si bleta lulen t’ju thith ç’do çast.”


Anakreonti_me_lire

Jean Leon Jerome, 1848
Ankreonti, Bakusi dhe Erosi.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Vargje erotike bizantine: "Gërsheti i mplakur"

 Përse m’i përbuz të dobtat flokë,të mplakura, bërë gërshet me zor në kokë?Përse,m’i përbuz sytë që prej lotëve më janë zbutur,më janë tretur, më janë errur, më janë futur?Eh, këto pra lulëzojnë tani, me dhimbjen time,tallen, më përqeshin, ushqehen me shqetsimet.Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të...

» BK/LA - Letrat - Poezia lirike - Këngë lotimi.

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç...

» BK/LA - Muzika - Mbi prof. e muzikës, Thoma Nasi (1892 - 1964).

(Hulumtuesit e jetës së tij, ndër të tjera shkruajnë edhe këto.)… Thoma Nasi apo Nashi, siç e njohin bashkëfshatarët mbiemrin e tij, lindi në fshatin Dardhë të Korçës më 2 mars 1892. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e...

» MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica

» KE7/23 - Hitoria e letrave shqipe - Ambrosio Pamperi

(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.Përgatiti: Ilia V. Ballauri)Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma...

Share