MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

 

J.W._Goethe Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.
Duke lënë mënjanë botën e tij të shkrimeve letrare e cila është tepër e njohur për këdo, bota e tij shkencore ishte gjithashtu e pasur, e thellë dhe enciklopedike.  Kështu akoma edhe sot, studimet e tij botanike që lidhen me morfologjinë (metamorfozat) e bimëve, trajtohen si tepër interesante, të mprehta dhe të veçanta. E njëjta gjë duhet thënë për teorinë e ngjyrave.  Ai krijoi barometrin Gëte të bazuar tek parimi i Toriçelit, madje sipas Hegelit, ai interesohej së tepërmi për fenomenet e meteorologjisë. Gëtja merrej me petrografinë, gjeologjinë dhe në kohën e vet kish koleksionin më të madh në Evropë, me copa gurësh mineralë (rreth 18 mijë të tillë). Në këtë kuadër për Gëten nuk mbeti jashtë interesit edhe gjenetika e njeriut.
Një poezi të tij lidhur, me trashëgiminë e tipareve që ai zotëronte prej prindërve të vet dhe e cila sot botohet, e botohet në vazhdim në tekstet e biologjisë të viteve të larta të liceut në Austri, e kam sjellë këtu të titulluar:

Tiparet që prej prindërve, përftova ...

Prej babait shtatin, pamjen, trashëgova,
mënyrat e tij në jetë, kthjelltësinë, krenarinë,
dhe u mbrujtën këto me shpirtin e ëmbël që prej nënës fitova,
së bashku me dëshirën e saj, për të treguar historinë, poezinë.

Stërgjyshi, plot finesë flërtonte me dashnoret zëmërlënduar,
dhe kuptohet, këtë damar e pamundur edhe unë të mos e kem,
stërgjyshja pëlqente, brilantet, margaritarët e ndriçuar,
që edhe unë kam qejf sa herë shoh të tillë, sytë t’ua hedh.

Më thoni pra! Për sa kohë që tiparet kështu gatuhen,
dhe janë kështu të ngjizura, të përziera qysh kur lind,
ç’farë është këtu e imja, vetia ku un’ shquhem,
ajo pra që nuk mora, nga asnjë prind?

Shqipëroi: Dr. Ilia V. Ballauri
Pedagog i gjenetikës.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» Histori - Të gjitha zhduken... në humnerën e harresës

 Marcus Aurelius“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave...

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

» MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

» MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica

Share