MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
“A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?”
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.”

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke flokët por si ar,
Eja mezin të ta mar,
Se po s’ardhe do t’të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Q’i ke buzët si qershi,
Falm’a dorën  e mos ri,
Se po s’ardhe do të vij!

O moj ti me sy të zinj,
Me vështrimin si rrufe,
Falm’i sytë që mi fsheh,
Se po s’ardhe do të vij! 

O moj ti me sy të zinj,
Me ato lule rreth në bres,
Nëm një lule të mos vdes,
Se po s’ardhe do të vij!



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia : Safo - Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji!

 Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji,Të fitojë zemrën nuk ësht’ lozonjare,Veshur fshatçe, as të sillet nuk di,S’di si thithen vështrimet tinzare.

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» BK/LA - Safo, poezi

Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,Safo, shek. 6-të para Kr.Shqipëroi: Ilia V. BallauriËsht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.Oh mua, e jotja...

» MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."P. Kolevica

» MZ - Vargje poetike: Për kopshtet.

 … Dhe kështu, foshnja-Jezu qëndroi,në gjunjë të nënës së dashur Mari,çdo lule ngriti kokën, Zotin vështroi,çdo yll, uli sytë dhe pa në tokë, Perëndinë-Njeri …G. K. Chesterton(1874-1936)*“Pemët filluan të pëshpërisnin, ndërsa era filloi të pështjellohet,dhe atë mëngjes të egër të marsit, dëgjova, sesi shpirti...

Share