MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.

Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."
P. Kolevica

Një përshkrim i atyre viteve.

‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike, ndërhyjnë, zgjidhin dhe paguajnë në Stamboll, taksa, haraçe dhe çështje të ndryshme ministrore. Leskoviku është 5 orë [më këmbë] larg, në perëndim të Konicës dhe, 8 orë larg, në lindje të Përmetit. Aty ndodhet edhe mali i cili lartësohet thikë, i Melesinit ku kishte pallatet [sarajet] dhe një postë roje, Iliaz Aga Zylyftar Poda i cili në krye të katërqind vetëve u ngrit kundër [perandorisë]. Ushtritë e sulltanit e rrethuan dhe pas katër muaj luftë ai u detyrua të jepet e të bëjë paqe me kusht që të shpëtojë vetë me haremin, pasi të dorëzojë djalin e vet peng, “remi”. Paskëtaj [Iliaz Agai] shkoi në Korfuz, ndërsa pallatet e tij u shkatërruan nga themelet së bashku me postë-rojën. Po në këtë kohë kish ngritur krye edhe Mustafa Pashë Shkodra.

Te plote lexojeni ne revista KE nr.2
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

» KE2/30 - Gora dhe Mokra, një përshkrim i bërë para vitit 1830

 Gora dhe Mokra, në veri kufizohen me Ohrin, në jugë me lumin e Devollit i cili i ndan këto krahina prej Oparit. Në lindje kufizohen me Korçën, dhe në perëndim me zonën e Elbasanit. Vëndi është malor dhe i frikshëm, nga ku me sa duket ka marrë edhe emrin, Gorë që sllavisht do të thotë mal. Ujrat e kësaj zone derdhen gjysmat...

» KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës

Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...

» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

  Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...

» BK/SHJT - Mbi popullsinë e disa qyteteve në fillim të shek.15 dhe shek.16, krahasuar me Korçën.

Sipas  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek vepra, “Esnafet shqiptare” bot. 1973, e Z. Shkodrës, jepen këto të dhëna, lidhur me popullsinë e kësaj kohe (fillimet e shek. 15-të dhe të 16-të), citojmë:" ... Kasabatë [qytet] tona kishin më tepër pamjen e fshatrave të mëdha, që kryenin njëkohësisht edhe funksionet e...

Share