MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

liber tregtie N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez:

Emri i autorit [N.E.Çipi] dhe cilësitë e tij të rralla, janë garanti e sigurtë se dobija që do të dalë prej këtij libri, do të jetë e pa çmueshme. Me të vërtet natyra e kish paisur të ndjerin me cilësi dhe virtyte të rralla.... Energjik dhe aktiv, i përvisheshe çdo pune me zell dhe entusiazëm të pa treguar dhe këtë entusiazëm kishte zotësinë ta shpërndante dhe në gjithë ata që e rrrethonin dhe bashkëpunon me të. Talentin e të shprehurit e kish mjaft të zhvilluar, në mënyrë që, shumë lehtë impononte mendimet e tija në shokët dhe bashkëpuntorët e vet. Bashkë me këtë talent ishte lidhur edhe një mëndje e hollë e një gjykim i fortë i cili u jepte argumenteve të tij një fuqi e një bazë të shëndoshë e të fortë. Në këto, po të shtojmë edhe një karakter të lartë, një zemër të mirë, një vullnet të fortë, një fisnikëri shëmbëllore, si në sjelljet, si në veprimet e tija, më në fund edhe një trup të bukur dhe të hijshëm, do të kemi përpara fytyrën e plotë e të paharuarit profesor i cili me vdekjen e vet tragjike shtiri në zi gjithë ata që e patën njohur,….

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» KE10/16 - Histori - Baroni S. Sina prej Voskopoje dhe Akademia e Shkencave të Hungarisë.

 Fjala e Baronit S. Sina prej Voskopoje përpara akademikëve dhe shkencëtarëve hungarezë.  “Të nderuar anëtarë të shoqatës hungareze të shkencëtarëve. “Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha mbi Botën jo shpirtërore të...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» KE12/9 - Tregtarë të lëkurërave në Korçë më 1911.

Në çastet e rrënies së pushtimit osman pra në v. 1911, në Korçë ishin këta tregëtarë që mereshin me tregëtimin e:a) lëkurëve të papërpunuara,Kristo Geçi,Theodhos Harallambi,Joani Lito,Th. Pepo,Dhimtri A. Skëndi dhe bijtë.Thoma Çekani.b) lëkurërave të përpunuara,Vëllazëria Ballauri,Spiro Bimbli,Dhimitri A. Skëndi dhe...

» BK/SHJT : Tregti - Kinkaleri në Korçë, në fillimet e viteve '920

 Për shitjen e sendeve të himta në këtë periudhë kishin dyqane të më poshtëmit:Nik. BeratiTh. KatundiVëllaz. Lako & MullaVëllaz. OpariP & Ar. OpariTh. PappaIoan. PappaG. PapaharallambiRuço & DakoVëllaz. ShoshoVëllaz. TurtulliPerikl. TurtulliVëllaz. TreskaGr. FiliLl. Fundo 

Share