MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 

Duke u nisur prej okës ( = 1283 gr), e cila kish 400 drehm, në kohën e Turqisë, në anët tona përdoreshin edhe këto masa të tjera peshe mbi okën:
Barra, e cila kish 100 okë.
Killa, e cila kish 50 okë.
Shiniku, që kish 20 okë
Tagari, që kish 10 okë.
Karroqja, që kish 5 okë.
Duhet thënë se, këto përmasa nuk ishin standarte ngado, pra nuk ishin të njëjta me ato të zonave të tjera. Masat e peshës të zonës së Korçës përafronin më tepër me ato të Beratit dhe të Vlorës.

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE10/5 - Mbi vlerën e disa artikujve ushqimorë, në vitet 1600 - 1700 dhe krahasimet me kohët e sotme

 Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka...

» KE2/5 - Rufetet (organizatat, shoqatat) e krijuara në Korçë qysh në gjysmën e parë të shek. 19

Rufetet (turq.) ishin si të themi shoqata, të organizuara mbi bazën e vullnetarisë. Ato mbronin disa të drejta të caktuara. Kishin kryesi dhe kryetar, kishin kanonizmë (rregullore, statut), kryenin zgjedhje të lira dhe anëtarët në to paguanin kuota. Te plote lexojeni ne revista KE nr.2

» KE11/13 - Ekonomia: Nga historia e kambizmit, në kohën e Turqisë në Korçë.

 Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të...

» KE4/34 - Qëndra të vjetra tregtare në Korçë, që dikur kanë ekzistuar dhe që sot janë zhdukur.

Bezesteni.Në Korçë në mes të shek. 19-të ka patur një të tillë, i cili duket se ka qënë diku në pazar, por që me saktësi nuk dihet se ku. Sidoqoftë, më 1887 përmëndet akoma në gjuhën e përditshme të popullit të qytetit si pikë referimi, kur thuhej, “tek bezesteni”. Kjo fjalë turke, me origjinë persiane bezzazistan,...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

Share