MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:

Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë kohë në krahinën tonë:
Batalioni i 5-të i gjuajtësve algjerianë, me komandant Millet.
Grupi i dy skuadrilieve gjuajtëse të Afrikës me kapiten Mousset (skuadrl.5-të) dhe kapiten Durant (skuadrl. 1-rë).
Batalioni indo-kinez i marshimit  (Indokinë në atë kohë quhej, bashkësia e shteteve, Vietnam, Laos, Kamboxhia dhe Tailandë) me komandant Paponnet.
Batalioni i 20-të i senegalezëve me komandant Quinque.

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/1 - Guri i Cjapit

  Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...

» BK/SHJT- Ne dhe fqinjët e rrugicës sonë, në kohën kur u prish kisha e Shën Gjergjit në Korçë.

(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.autor, Ilia V. BallauriBotim personal, 2001, 517 fq.) Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu,...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.

Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.

Share