Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)

Medusa_e_VoskopojesMedusa sipas mitologjisë ish një përbindësh deti, femër, që kush e shihte atë, ngurosej dhe kthehej menjëherë në shkëmb. Kësaj gorgone-përbindësh, ju pre koka prej Perseut. Mithi thotë se Perseu ish dërguar për të vrarë Medusën, dhe në këtë detyrë ai u ndihmua prej perëndeshes Athina. Kjo e pajisi heroin me sandale me krahë, me një përkrenare që kthente atë në të  padukshëm, me shpatë dhe me një mburojë pasqyrë. Perseu ja preu kokën Medusës, duke mos e parë atë direkt por duke parë në reflektimin e saj në mburojë, gjë që i dha atij mundësi që të mos ngurosej prej shikimit direkt. Ky fillimisht e përdori kokën e prerë të Medusës si armë mbrojtëse apotropike dhe më pas, thonë mithet, ja dedikoi atë perëndisë Athina.
Apotropizmi (grq. apotrepo = kthej mbrapsht) është ajo që në gjuhën e popullit quhet, prishja e të marrurit në sy. Pra koka e Medusës ka përfaqësuar madje, akoma edhe sot përfaqëson, simbolin e prishjes së syrit të keq.

 Gravura e më sipërme është nxjerë prej Akoluthisë së Shën Visarionit të Larisës, pra prej Jetëshkrimit të këtij shënjtori, libër ky i shtypur më 1744 në tipografinë e Voskopojës, nën përkujdesinë e studimit letrar dhe redaktimin e Grigor Moskopolitit (Voskopojarit) ose siç jepet përsëri po në frontspis, prej Grigor Jeromonahut të Kostandinidhit.
Jetëshkrimi në fjalë kuptohet është një material me përmbajtje lëndore të thellë teologjike. Ai jep jetën e një shënjtori të ri të martirizuar në zonat vllahe, në krahun lindor të Pindit, ndërkohë kur Voskopoja ndodhet në krahun perëndimor të tij. Pra mund të themi se Shën Visarioni për Voskopojën është në një farë mase, një shënjtor lokal.
Libri në fjalë nuk ka figura por, thyerjen e monotonisë që mund të sillte së një tekst fund e krye, e bëjnë dy gjëra, Dekoracionet e gërmave të para, të fjalëve të para, nëpër pragrafë të ndryshëm dhe disa zbukurime dekorative të vendosura tek-tuk përgjatë përmbajtjes, sidomos në faqen e fundit.
Gërmat e para, në fjalët e para të paragrafeve ka rastisur që janë të ndryshme dhe, prej tyre ka si gërma që janë të përbashkëta si për alfabetin grek ashtu dhe për atë latin (p.sh., A,E,O,) por edhe gërma që janë specifike të alfabetit grek (p.sh., Π,Σ,Ω). Tek gërma A, të cilën e kemi të përsëritur dy herë shohim se zbukurimet për të dy rastet, janë të ndryshme, një herë me motive biblike të Adamit dhe Evës, (prej nga mer shkas të konturizohet gërma e parë, A-dam) dhe njëherë tjetër me ëngjëllushka (prej nga mer shkas të konturizohet gërma e parë, A- ngjeli, apo A-ngeli).
Për gërmën O, shohim se kjo është e zbukuruar me motiv nga mithi i Medusës, i Greqisë së Lashtë, dhe ky zbukurim gërme, përsëritet tre herë, pra më tepër se çdo lloj zbukurimi tjetër. Bazuar mbi këtë konstatim do të desha të bëja arsyetimet e më poshtme.
1. Skena me përmbajtje nga mithi i lashtësisë për Medusën, është gravuruar në gërma O, mbasi mendoj për arësye se kjo gërmë, lidhet me syrin (O - fthalmos, ose, O - chio), dhe syri nga ana e vet lidhet me mithin në fjalë nëpërmjet apotropizmit. Kjo gjë që tregon se në Voskopojë, të paktën, nuk kishin mendim negativ për apotropizmin. Në të kundërt, simbolin e këtij opinioni psikologjik, (pra kokën e prerë të Medusës) nuk do ta përdornin.
2. Vendosja e motiveve pagane, në librat me përmbajtje thellësisht fetare, tregon se eruditët voskopojarë kishin një farë lirie të tyren të shprehjejes intelektuale.
3. Vendosja e një motivi të tillë, presupozon se  lexuesi përveç njohjes teologjike të përmbajtjes së librit duhej, ose të njihte mithin e Medusës ose ta mësonte atë duke parë gravurën e gërmës në fjalë, apo dhe më tepër akoma, ose duhej të kishte njohuri nga bota e lashtë greke ose duhej të mësonte për të.

Nxjerre nga punimi,
... Moscopolis urbs amplissima, ...
Mozaik  shënimesh mbi Voskopojën, 103fq.
Ilia V. Ballauri

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ/ Poezia: Lulja - A. S. Pushkin

Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

» MZ: Homeri, mbi teorinë e marrjes së vendimeve - Skilla & Haribdi

Homeri mbi teorinë e marrjes së vendimeve, ose mbi zgjedhjen që duhet bërë ndërmjet dy të këqiave: Skillës dhe Haribdit.Gjithmonë ka qënë i vështirë për tu marrë vendimi se ç’duhet zgjedhur  ndërmjet dy të këqiave, prej të cilave, njëra e keqe ka një dëm relativisht të madh por të njohur (Skilla) ndërsa tjetra...

» KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton...

» MZ - Poezia: K. Kavafi, "Qirinjtë"

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....

Share