MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe veprimet tona, mirë a keq, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të këmbëngulim tek tona.
Pas pak kohe kur kjo çështje të jetë vjetëruar atëhere, edhe përgojosësit do ta braktisin atë, duke vrapuar në kërkim të materialit të ri. Dhe, sa më të vendosur dhe sypatrembur të vazhdojmë tek tona duke përbuzur përgojosjet dhe thashethemet e të tjerëve, aq më shpejt ajo që dënohej apo përgojosej do të rishikohet si logjike dhe e rregullt, mbasi njerëzit gjithmonë besojnë se ai që ngul këmbë ka të drejtë, ndaj dhe do të rishikojnë kështu pikpamjen e tyre dhe do të na japin të drejtë.
Kështu pra ndodh. Njerëzit e dobët jetojnë sipas dëshirës së botës ndësa, të fortët sipas dëshirës së tyre.

G. Leopardi
Pensieri,
copëza, nr. XLV
Shqipëroi, Ilia V. Ballauri.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Letrat - Psikologji - G. Leopardi dhe shoqeria e konsumit të shkrimv. dhe botimv. para 200 vj.

... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të...

» MZ - Aforizmë: Viktor Hygo

Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.

» MZ - Letrat - Giacomo Leopardi: Dialog ndërmjet një shitësi revistash dhe një kalimtari.

Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri?Sh. Sigurisht zotni.K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri?Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri.K. Si ky vit që shkoi?Sh. Më tepër, shumë më i mbarë.K. Si një vit më parë?Sh. Më tepër, më...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër. Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti: “A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?” Stilponi u përgjegj: “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave,...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

Share