MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

Groteska_ne_Korce Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë  etj , për arkitekturën si terminologji,  nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.

Groteskat gdhëndeshin në kollonadat e portave të hyrjes kryesore, ose nëpër pjesët qëndrore të fasadave dhe qëllimi i tyre ishte apotropizmi (mos marrja në sy e shtëpisë). Groteskat si element arkitektural gjenden ngado në Evropë sidomos në Itali,  Austri, Gjermani, Hungari, Francë dhe dendur në arkitekturën gotike. Groteskat tregojnë, finesë në arkitekturë. Ato janë studiuar edhe prej Leonardo Da Vincit (gargolla) dhe është interesante se Korça, është ndoshta është i vetmi qytet tek ne, që në ato kohë, futi groteskën si element dekorativ dhe apotropik, në arkitekturën e zbukurimit të shtëpive.
Këtu po paraqes një groteskë të tillë, të cilën e kam fotografuar (I.V.B.) këtë pranverë në Korçë, në një shtëpi pranë së cilës, u rrita në lagjen nr. 12. Qysh në fëmijni i shikoja me çudi këto pamje që në të vërtetë duhet të them, se për to kisha dy ndjenja edhe frikë edhe habi.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Sheshi Varosrmarty në Budapest dhe familja Lika prej Voskopoje.

Sheshi Varosmarty i Pestit ka një histori të veçantë që lidhet edhe me punën e një tregtari voskopojar.Kështu, zona në veri të murit rrethues mesjetar verior të qytetit të Pestit, jashtë Portës së Vaçit ku shtrihet sot ky shesh, për një kohë të gjatë ishte e pa banuar. Deri aty nga gjysma e dytë e viteve ‘700, aty nuk kish...

» KE12/4 - Sporti - Histori - Nga historiku i sportit në Korçë

Në vitin 2004, prej pedagogut të apsionuar Ilia Ll. Jorgji dhe Nevila Jorgji Tushi, qarkulloi në formën e një kalendari, një botim tepër i veçantë, që lidhet me historikun e sportit në Korçë, Punimi në fjalë është i pasur me foto origjinale, të qarta, të spjeguara dhe të plotësuara prej tyre, me të dhëna të vlefshme. Në...

» KE11/3 - Voskopojarë në Poloni, në shek. e 18 - të.

Nikola Jorga tek, Note Polone, Academia Romana, Memoriile Sectiunii, Seria III, Tomi II, nxjerr në dritë prej dokumentave, këto emra voskopojarësh të polonizuara, të cilët ndodheshin dikur në zonën e Poznanit.

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

Share