Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

  Foto_e_vjeter_nga_peisazh_kinez


Në këtë botë,
ajo ç'ka vyshket dhe,
së jashtmi, shenja vyshkjeje
nuk jep,
është zemra,
zemra e njeriut.


*
Dikur, një murg pyeti:
“Ku banon mendimi?”
Mësuesi i vet, iu përgjegj atij:
“Mendimi banon,
atje ku nuk ka banesë
Ç’kupton me, - atje ku nuk ka banesë?- ”
Përderisa mendimi nuk banon diku, themi se banon atje ku nuk ka banesë.


*
Rrugë e mesme,
është ajo që nuk ka mes,
dhe që nuk ka gjithashtu edhe dy skaje, apo dy anë
.
Kur bota reale të bezdis, kjo është njëri skaj, njëra anë
.
Kur je vetë
i shqetësuar, kjo është skai tjetër, ana tjetër.
E pra, kur nuk ekziston
asnjëra anë as tjetra, atëhere nuk ekziston as mesi.
Kjo pra është rruga e mesme.


*
Zemra e njeriut tashmë,
është bërë e pakuptueshme,
por në vëndlindjen time,
lulet akoma mbajnë erë,
njësoj si dhe dikur.


*
Foshnja gjith' ditën,
shikon objekte të ndryshme,
pa luajtur as edhe qepallat.
Ndodh kështu mbasi sytë e saj,
nuk përqëndrohen pikërisht diku.
Shkojnë kudo dhe, bëhen një me të gjitha.
Kemi të bëjmë pra me një tru të pastër.


Zgjodhi dhe përktheu:
Ilia V. Ballauri

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE10/13 - Mbi një testament të vitit 1693 të shkruajtur në formë poetiko - filozofike në Voskopojë

Duke lexuar këto rreshta të shkruara mbi 300 vjet më parë, me të cilat hapet një testament i vitit 1693, që gjendet në Kodikun e Shën Prodhromit të Voskopojës, (kopjuar prej I. Martinianit, para vitit 1939), çdokush mud të habitet. Rreshtat e mëposhtme shumë mirë mund të përngjasohen me ato të traktateve të ngritura të asaj...

» MZ - Filozofia e lashtë kineze: Për të varfërit edhe era bën dallim vepron e sillet e pamëshirshme.

 Dikur në Korçë kam dëgjuar një të vërtetë, sesi shumë kohë më parë, një i varfër, i pa ngrënë, tek endej rrugëve, veç të tjerash edhe prej erës së marrë i rrahur dhe i munduar, të ketë thënë:“Fry moj erë fry! Shpirtin e një fukaraj do të marrësh!”Thuhet gjithashtu se në anën tjetër të qytetit tonë, një i...

» KE6/24 - Mbi depërtimin e modës kineze, gjysëm ushtarake gj/ puntore, në veshjen e burrave vitet 70

Lexojeni të plotë tek, KE6/24

» MZ - Mbreti i Egjiptit në dyluftim mendor me mbretin e Etiopisë. Thali dhe Vianda pozicionohen.

Në lashtësi, në kuadrin e ndërprerjes së luftës mes mbretërisë së Egjiptit dhe mbretërisë së Etiopisë, pas ezaurimit të përdorimit të të gjitha llojeve të mjeteve dhe, pas vendosjes së paktit se do të fitonte ajo mbretëri, mbreti i të cilit do të mundte me zgjuarsi, mbretin e mbretërisë tjetër, nisi pra dyluftimi mendor,...

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

Share