MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).

 

Të katër liritë

“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.

E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.

E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet – kudo në botë.

E treta, liria prej mungesave, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton një logjikë ekonomike, e cila do t’i sigurojë çdo kombi, një jetë paqësore të shëndetshme, për banorët e vet – kudo në botë.

E katërta, liria prej frikës, gjë që e përkthyer në terma botërore, nënkupton reduktimin mbarëbotëror të armatimeve deri në atë pikë dhe në atë formë sa, asnjë komb të mos jetë në gjëndje, për të ndërmarrë një akt agresioni fizik, kundrejt ndonjë fiqinji – kudo në botë. …”

Franklin Delano Roosevelt,
fjala në Kongres, 6 Janar 1941.

Shënim: Një pllakë që përkujton këtë fjalim të quajtur, “Të katër Liritë”, është e vendosur brenda Statujës së Lirisë.

 

Fjala aga, në zhargonin e gjuhës së përditshme, në zonën tonë, nuk ka kuptimin që kjo fjalë ka në origjinal. Kjo fjalë pra aga, në zonën e Korçës, zakonisht ka qënë sinonim i fshatarit apo i kujtdo tjetër, që ish i pa kultivuar, madje i trashë, analfabet, etj. Ndërkaq në kohën e Turqisë fjala aga zyrtarisht, është përdorur me kuptime të ndryshme. Kështu në turqishten lindore, është përdorur me kuptimin e përgjithshëm “vëllai i madh”; në gjuhën jakute, me kuptimin “babë”, kurse në gjuhën çuvashe me kuptimin “motra e madhe”. Fjala aga si titull nderi, mendohet se për herë të parë është përdorur te mongolët. Në Perandorinë Osmane është përdorur me kuptimet: 1. epror, kryetar, komandant, 2. titull nderi për njerëzit me autoritet për nëpunësit administrativë, 3. titull nderi për të gjithë komandantët dhe eprorët e ushtrisë, nga eprorët e xhematit deri te komandanti suprem i jeniçerëve, 4. pronar tokash, etj.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE12/25 - Disa shprehje prej të ashtuquajturës gjuhës, "purishte".

 „Purishtja“ ka qënë një lloj zhargoni, a gjuhë e sajuar, që flitej prej një pjesë mjeshtrash të zonës së Oparit. Ja disa shprehje tepër interesante të kësaj gjuhe:Ai që nuk bën gruth  = i verbëriAzap njigëz  = morr i vogëlAfërndremje  = afërmënçArbë bëzhingë  = bar bleteArbë fugosës  = hithraAvkaz azapi  =...

» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore

Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...

» KE8/12 - Mbi kuptimin e fjalës thuajse të harruar, "llonxhë".

 Vite më parë dhe sa vjen duke u zhdukur, përdorej në Korçë fjala, llonxhë.Shprehje të tilla si, ramë në llonxhë, bëmë llonxhë, etj, tek ne përdoreshin më dendur dhe tani thuajse nuk dëgjohen fare.Fjala llonxhë ka disa kuptime:A) Sipas fjalorit të madh të shqipes, nënkupton një ngastër a rip toke që mbillet me perime ose...

» Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.Sokrati*Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.Horaci*Për të shkruajtur mirë,...

Share