Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha, … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën?
Barbara Sizemore (1927 – 2004), afro-ameikane, e cilësuar si “brillant educator”.
» KE10/8 - Apotropizmi në librat e shtypura në Tipografinë e Voskopojës më 1744
Medusa sipas mitologjisë ish një përbindësh deti, femër, që kush e shihte atë, ngurosej dhe kthehej menjëherë në shkëmb. Kësaj gorgone-përbindësh, ju pre koka prej Perseut. Mithi thotë se Perseu ish dërguar për të vrarë Medusën, dhe në këtë detyrë ai u ndihmua prej perëndeshes Athina. Kjo e pajisi heroin me sandale me...
» KE6/37 - Kalendari Korça në vitet 20 - 30, të shek. 20 - të
Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.Kalendari në fjalë përmbante:Kremtimet, ngjarjet e një viti më parë, këngë, vjersha, rrëfenja si dhe shkrime humoristike dhe zbavitëse. Shitej me një...
» KE2/9 - Programi mësimor i klasës së katërt i Mësonjëtores së parë shqipe
Programi mësimor i klasës së katërt i Mësonjëtores së parë shqipe, për djem dhe vajza, në vitin shkollor 1888 – 1889.Lexim e shkrim shqipHistoria e botës, popujt e lashtëDituriZoologjiFizikëMuzikëVizatimKorrespondenca me letraPërrallaArithmetikëGjeometriBukurshkrimGjuhë turkeGjuhë frëngeGjuhë greke